Odise Roshi kapiten i kombëtares, Panuçi zbulon formacionin përballë Norvegjisë

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka folur para pak minutash në konferencë shtypi për ndeshjen e nesërme me Norvegjinë, ndërkohë që për kapiten ka zgjedhur Odise Roshin, lojtarin me më shumë ndeshje që do të jetë titullar. Ai ka shprehur besimin se të tijtë do të bëjnë diçka pozitive:

“Grupi ka punuar shumë mirë, lojtarët kanë qenë shumë seriozë, edhe pse është një moment delikat jo sezonit. Jemi gati ta luajmë këtë ndeshje. Kemi punuar për 7-8 ditë dhe jemi plotësisht gati.

Nuk kam në plan të ndryshoj dhe dua që të mundim Norvegjinë. Formacioni? Nuk ka surpriza. Është dëmtuar Lilaj dhe do të luajë Ramadani, një lojtar i ri me shumë personalitet. Besoj se do të tregojë nivelin e tij.

Kemi lojtarë, që tani nisin sezonin e tyre. Ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur, ose kanë luajtur shumë pak. Kërkoj prej tyre një përfaqësim më të mirë dhe më serioz se të tjerët. Për sulmin kemi lojtarë si Cikalleshi, Sadiku e Balaj, të shohim kush do të luajë. Edhe për Lenjanin apo Alijin do të shohim.

Kam në dispozicion 6 ndërrime dhe do të shoh për ata që do të hedh në fushë nga stoli. Ramadani e ka stofin e lojtarit me personalitet, stofin e liderit.

Abazaj është një lojtar i mirë një kundër një dhe mund të luajë, duke parë ndeshjen. Për të luajtur me ekipin kombëtar duhet të arrish një stad të caktuar. Zhegrova? Suksese Zhegrovës! Bare është një lojtar që e kam ndjekur dhe do të pjesë e atyre 25-26 lojtarëve, që do të kem në plan për ndeshjet eliminatore. Skemën e bëj në bazë të lojtarëve dhe beson se 4-3-3 është e përshtatshme për këta lojtarë. Nëse nuk sulmon, nuk fiton. Në ndeshjen me Italinë kemi bërë një paraqitje shumë të mirë.

Besoj se që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë, skuadra po rritet dhe është shumë e fortë. Nuk luaj në mbrojtje, luaj përpara. Nesër luan Strakosha”

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?