OFL sekuestroi 'Golden resort', GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit: Ka burime të justifikueshme

Operacioni OFL pëson një tjetër goditje! Gjykata e posaçme e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të "Golden resort". Sipas GJKKO pasuria s'duhet të konfiskohet dhe s'duhet ti kalojë shteti sepse ka burime te justifikueshme të të ardhurave. 

Golden ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL. OFL vendosi sekuestrimin e resortit pasi Hajrat u dyshuan per rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe ata s'kanë marrë dënim.

Ndërsa hetimi i SPAK për mosjustifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe e ka rrëzuar konfiskimin. Aktualisht Golden Resort është nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara dhe nëse SPAK humb apelin prona i kalon te zotit Altin Hajri. Pritet që në 20 maj të jetë seanca në apelin e GJKKO, ku do të merret vendimi.

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, "Golden" ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë.

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua edhe Bajram Hajri, por ai u la i lirë në pranverë të 2020. Aktualisht në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit "Golden" Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Doçaj. Ata u arrestuan me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, por sot janë lënë të lirë me detyrim paraqitje apo arrest shtëpie në rastin e Olsi Turjes.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.  

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    25 prilli, a mendoni se pas ankimimeve të PD -LSI do kemi ndryshim rezultati në qarqe apo në rang kombëtar?

Komento

Komente

  • Loni: 03/05/2021 22:13

    HahahahhHa shum mir edhe ta gezoj zoteria... Urime urime per show-n mediatik...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit! BE mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e Jashtëm për të diskutuar që t'i jepet fund dhunës