Lojërat Olimpike "Paris 2024" do fillojnë më 26 korrik dhe do ulin siparin në datën 11 gusht. Veprimtaria më e madhe e olimpizmit në botë pritet me interes edhe në vendin tonë, i cili do përfaqësohet me tetë sportistë.
Luiza Gega në atletikë dhe mundja me Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov dhe Cherman Valiev janë sportistët e Shqipërisë që ia dolën të jenë në këtë event duke arritur normën.
Pritshmëria për ta është e lartë, sidomos për Luiza Gegën në garën e 3 mijë metrave me pengesa në atletikë. Për Gegën kjo do jetë pjesëmarrja e tretë në Olimpiadë, pas "Rio de Janeiro 2016" dhe "Tokyo 2020". Në kryeqytetin japonez katër vite më parë, Gega shkroi historinë si e para atlete shqiptare që kualifikohet në finale.
Veç sportistëve që kanë kapur normën olimpike, pjesë e delegacionit shqiptar do jenë edhe katër sportistë të tjerë që kanë marrë ftesë. Në "Paris 2024" do konkurrojnë edhe Franko Burraj në atletikë, Greis Koxhaku e Kaltra Meça në not dhe Manjola Konini në qitje sportive.
Olimpiada e Parisit do bëjë bashkë 10500 sportistë nga bota, në 329 evente dhe 32 disiplina sportive.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.6%
-
Jo
83%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dokumenti/ KOKSH s'njeh vendimet e CAS për parregullsi, Komiteti Olimpik mbledh Asamblenë e Përgjithshme
26 Qershor, 16:24
-
Katy Perry zbulon këngën e re “Woman’s World” në fustanin me bisht 200 metra të gjatë
26 Qershor, 15:04
-
Shuhet në moshën 92-vjeçare ylli i ‘La Dolce Vita’
18 Qershor, 15:54
-
Vendos CAS në Lozanë, FSHF 'rrëzon' KOKSH-in
17 Qershor, 21:19
-
Bilardo/ Eklent Kaçi shpallet nënkampion bote
10 Qershor, 15:58
-
Romë/ Luiza Gega bie nga froni, atletja shqiptare renditet e pesta në garën 3000 metra në kampionatin europian
9 Qershor, 22:21
-
Tenis/ Carlos Alcaraz është ‘Mbreti’ i ri i Parisit, fiton Roland Garros për herë të parë
9 Qershor, 20:04
-
Kampionati Evropian i atiletikës, Luiza Gega arrin objektivin e parë! Kualifikohet në finalen e Romës
7 Qershor, 14:42
-
Kampionati Evropian/ Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj gati për 'Romë 2024'
6 Qershor, 19:27
-
Pesë arkivole nën Kullën Eifel me shkrimin: ‘Ushtarët francezë në Ukrainë’! Hijet ruse pas veprimit
3 Qershor, 16:13
-
BOKS/ S'ndalet Nelson Hysa, mposht kolumbianin Troncoso dhe fiton titullin ‘IBO International’ për peshat e rënda! Fitojnë Alban Bërmeta e Denis Nurja
1 Qershor, 22:04
-
Viti i dytë i ekipeve sportive në shkolla, mbyllet në Vlorë me pjesmarrjen e 10 mijë nxënësve! Ylli: Sporti është cilësi jete
1 Qershor, 15:44