'Omicron' vijon të përhapet me shpejtësi në Europë, vendet raportojnë shifra të larta

'Omicron' vijon të përhapet me shpejtësi në Europë, vendet raportojnë shifra të larta

Foto ilustruese

Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Itali regjistruan një numër rekord rastesh më koronavirus, ndëra varianti “Omicron” vijon të përhapet lehtësisht. Të shtunën, Franca raportoi 104, 611 raste të reja me COVID-19, rekordi më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë në vend.

Agjencia franceze e Shëndetit Publik tha se në total numri infektimeve ka kaluar shifrën 9 milionë. Në spitalet në mbarë vendin ndodhen më shumë se 16 mijë pacientë të shtruar, dhe më shumë se 3 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv.

Ndërsa në Itali, autoritetet shëndetësore raportuan 54762 infeksione të reja të shtunën, duke vendosur rekord për të tretën ditë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 5.62 milionë raste me COVID-19.

Edhe në Gjermani situata është e zymtë, sipas Institutit Robert Koch, që është përgjegjës për sëmundjet infektive. Autoritetet ngrenë alarmin se me rritjen e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, stafi mjekësor po mbingarkohet me punë, ndërsa shumë prej tyre janë të infektuar.

Në Londër, ku është regjistruar dhe numri më i lartë i infeksioneve, shumë qytetarë ditën e krishtlindjeve e kaluan në radhë për të marrë marrë vaksinën. Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, infeksionet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë në kulmin e tyre - mesatarja më e lartë ditore e raportuar, mbi 100 mijë infeksione të reja çdo ditë.

Të dhënat fillestare të dy studimeve në Britani tregojnë se infektimi me variantin "Omicron" të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin "Delta". Por gjetjet gjithashtu tregojnë se "Omicron" është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë "Delta". /VOA/

Më shumë se 1.500 fluturime në të gjithë globin u anuluan vetëm sot, duke sjellë dëshpërim dhe kaos për udhëtarët. BBC raporton se mbi 6 mijë fluturime u anuluan në prag të Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjes dhe një ditë më pas, sipas faqes së internetit të gjurmimit të të dhënave të FlightAware.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë