'Opera, jo e shtetit', artistët: Skandal! Me teatrin s’bëhen lojëra, do përfundojmë në rrugë me pankarta

Pas propozimit të ministres së Kulturës, Elva Margariti, që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i sapo rikonstruktuar të shkëputet nga varësia totale nga shteti, që të rritet konkurrenca ka reaguar sot baritoni i njohur Ylber Gjini, i cili e paralelizon këtë situatë me atë të naftëtarëve në Uzinën e Ballëshit

 “Ministrja duhet të na sqarojë se çfarë donte të thoshte me pavrësinë totale nga varësia nga shteti? Çfarë do të thotë kjo, që shteti të paguajë më pak? Apo do të kalojë Uzinën e Ballshit? Ne s’kemi qenë gjithmonë totalisht të varur nga shteti, nga 90 për qind, drejtoresha e ka çuar në 78 për qind. E ka lehtësuar shtetin. Vendet e tjera e kanë më të ultë, këtë duhet të bëjë teatri. Këtë e bën drejtoresha me menaxhimin e saj. Teatri me kë do konkurrojë, me Rrushbullin? Me kë do të konkurrojë, a e di ministrja që një teatër është? Për shembull, kur Uzina e Ballshit ishte në varësi të shtetit punëtorët merrnin rrogat edhe  shteti s’dilte me minus, kur u privatizua as punëtorët s’fituan, nuk fitoi as kompania. Jo më këtu që bëhet kulturë, art. Është më i vështiri në të gjithë botën. Edhe shqiptarët e mbajnë me heroizëm, se ky lloj arti me këto kushte nuk mbahet. Por e mbajmë ne, me tre kosa një mijë lekë, kur i thonë. Derisa kemi shembuj, që tjetër është thënë, edhe tjetër është bërë. Kemi të drejtë që të dyshojmë”, shprehet Gjini.

Gjini shprehet se aktualisht opera nuk është në varësi 100 për qind nga shteti, edhe se opera nuk ka se me kë të konkurrojë në vendin tonë

“Unë kam një jetë këtu, për  pak vite largohem. Por karriera dhe vlerat që kam, s’më lejon mua që të shikojë punën time. Duhet që të marrë pjesë në të gjitha problemet e këtij vendi. Reagimin, si qytetar, si artist karriere këtu, më lejon që them: Ministrja të sqarojë këtë? Unë mendoj se opera nga privati nuk funksionon, do të falimentojë. Artistët do të marrin nga një pankartë dhe do të dalin si ata të Ballshit. PPP atje të çon. Këtu bëhet art. Me kushtet edhe pagesat që janë këtu, janë shumë të ulëta, nëse këta duan që të bëjnë krahasime. Le t’i krahasojmë të gjitha, ne jemi vlera të këtij vendi, edhe vlerat duhet të dëgjohen. Në s’patëm mundësi që të themi asgjë gjatë takimit, sepse ministrja foli në fund edhe e mbylli. Unë kam komunikuar me drejtoreshën Zana CCela, edhe tha: Që është keqkuptuar fjalia, ishallah është kështu. Uroj të jetë keqkuptim, se me operën s’bëhen lojëra të tilla. Deri tani ne treguam se katër vite pa qenë në teatër, por edhe pa salla bëmë shumë aktivitete dhe jemi munduar që ta mbajmë gjallë këtë art. Tani që do të futemi në opera, s’më shkon mendja tek dështimi. Do të dështojë ministrja me idenë që ka. Pasi TKOB s’ka me kë konkurron. Konkurrenca e lirë ka qenë këtu. Teatri është hapur. Kush e ka ndierë veten i aftë ka ardhur dhe ka bërë shfaqje. Askush nuk është penguar. Ministrja duhet të sqarojë, se cila është ëndrra e saj, për varësinë totale", thotë Gjini.

Për “ReportTV”, ka reaguar edhe kreu i Sindikatës së Artistëve të Pavarur Reshat Ibrahimi, që thotë se artistët pas kësaj bombe tymuese janë frikësuar, sepse ata përfundojnë në rrugë  

 “Kjo deklaratë ka stresuar artistët e operës, është e papranueshme nga artistët edhe sindikata, pasi ka të bëjë me varësinë shtetërore të kësaj godine TKOB ndaj MK. Me ligjin e parlamentit, 10/ 352  11 tetor 2010, në nenin 5 thuhet se: Institucionet publike të varësisë kombëtare, siç është edhe TKOB, edhe të tjera janë në varësi të qeverisë edhe MK.
Patjetër që deklarata e MK ka hedh një bombë tymuese, që do të thotë të prishet varësia. Të kthehemi në vitet 2000, kur u bë një luftë e ashpër që opera dhe baleti të kthehet në kompani teatrore, që do të thotë: Artistët të dalin në rrugë. Mënyra se si po trajtohet problemi, kjo  shashkë nga ministrja i ka frikësuar artistët, sepse i lë pa bukën e gojës. Aq më pak se kemi të bëjmë me një situatë kritike në kohë pandeminë në tërë vendin. Kjo shton stresin e tyre. Ministres të dalë të sqarojë artistët dhe të marrë mendimin e sindikatës. I kërkoj të mendohet mirë. Kam lënë detyrë që grupet permanente të operës të firmosin kundër këtij propozimi të ministres”,
shprehet Reshat Ibrahimi, i cili thekson se çdo shtet ka opera ndërkombëtare, rajonale edhe private, prandaj ky propozim është skandaloz dhe i papranueshëm.

Në kushte të tilla pritet që për të ardhmen e këtij institucioni të restauruar nga taksapaguesit shqiptarë me më shumë se 1.2 miliardë lekë, që ka qenë në varësi të shtetit për rreth 65 vjet, me buxhet-vjetor rreth 295 milionë lekë, edhe ku ushtrojnë artin e tyre 250 persona (artistë edhe administrata), fjalën e tij në një të ardhme jo të largët, pse jo ta thotë dhe privati.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Kompozitori Aleksandër Peçi: A kanë mundësi shqiptarët të blejnë 100 deri 150 euro biletë për në opera?

Lidhur me operën e pavarur nga shteti. Pyetje: A kanë mundësi shqiptarët të blejnë 100 deri 150 euro biletë për në opera? Për të jetuar me buxhet të pavarur nga qeveria? Kanë ligj për sposorizimet që lekët që privati i jep TKOB-s, që shteti t’ja zbresë nga tatimet? TKOB nuk do jetë më kombëtar. Privati që mund të jetë dhe një izraelit apo anglez apo apo..., do hedh lek për Art që të flasë shqip me tinguj? Kjo është një nga arritjet më të mëdha të kompozitorëve, që do të shkatërrohet? Po lexoja një koleg kompozitor, nga më të shquarit të muzikës italiane sot, si anëtar jurie thoshte në një kompeticion pashë që diferencat midis një kinezi, evropiani, amerikani e aziatiku ishin shumë shumë të vogla.

Globalizmi është strategjia më fatale për zhdukjen qoftë të të foluritm të shkruarit apo gjuhëve me tinguj. Italia financimet më të mëdha i ka për teatrot lirikë, po ne me organizim shtetëror dhe kemi 33 vjet pa balet shqip premierë sot. Kam 10 vjet kam marr çmim të parë me “Dodona” balet dhe mendoni se do ta bëjë privati? Menaxhimin e privatit e pamë tek “Albpetroli”, te minierat, tek asetet e këtij vendi, por opera s’është naftë. Po eksperienca e Ish- kinostudios çfarë tregon? Absolutisht gjithçka tregon shkatërrimin e  TKOB, absolutisht ndërtimin e një versioni privat më të mire, 6 milionë euro jep Franca një ensemble me 22 veta. Imagjino sa jep për grand opera e bastille, e thoshte Mexi në ‘90 e ca artistët të shesin banane, por vlerat që japin artistët janë asete kulturore që nuk i japin dot politikanët.

Ora 16:19
Artistët e operës: Teatri është kombëtar edhe s’duhet prekur nga askush

Përpos artistëve që kanë reaguar për “ReportTV”, përmes rrjeteve sociale shprehen kundër propozimit të ministres së Kulturës, që opera të mos jetë më në varësi totale nga shteti dhe artistë të tjerë, të cilët kanë dhënë dje japin kontributin e tyre në këtë institucion.

Pianistja Etrita ibrahimi, shkruan se: “Kujt do t’i jepet në dorë pikërisht në këtë moment, që nuk duhet shpenzuar më asnjë qindarkë për ta restauruar? Teatri i Operës është vetëm një në këtë vend, është kombëtar edhe nuk duhet prekur nga askush”.

Tenori Armaldo Kllogjeri shkruan, se “Vazhdon dëshira e etur për të shkatërruar me çdo kusht artin dhe institucionet kulturore në Shqipëri”.

Ndërsa, tenori Sata shkruan se: “Ky "skenar" i tmerrshëm, nuk mund të kaloj kaq lehtë, ashtu siç e thanë nëpër dhëmbë Zana Çela dhe ministrja Elva Margariti”.

Statuset e artistëve të plota

Pianistja Etrita Ibrahimi: Kujt do t’i jepet tani që u rikonstruktuar?

Ide e zbatueshme, apo jo, si e bija e Feim Ibrahimit, njërit prej kolosëve që e thelëmuan këtë institucion, duke u mbetur mirënjohëse figurave të vërteta të këtij vendi, të cilat me mund edhe me shumë vështirësi e sollën Artin muzikor deri këtu, mund të them se Teatri i Operës ka lindur shtetëror edhe nuk mund të kthehet në teatër privat, sidomos tani që sapo u rikonstruktua me paratë e të gjithë shqiptarëve.

Shtetet europiane kanë teatro private, por kanë edhe teatro shtetëror, edhe ëpr më tepër ato private kanë lindur të tilla edhe kështu kanë mbet në shekuj.

Po Shqipëria pse kujtohet tani… kujt do t’i jepet në dorë pikërisht në këtë moment që nuk duhet shpenzuar më asnjë qindarkë për ta restauruar?

Teatri i Operës është vetëm një në këtë vend, është kombëtar edhe nuk duhet prekur nga askush.

Tenori Armaldo Kllogjeri: Vazhdon dëshira për të shkatërruar institucionet kulturore

Vazhdon dëshira e etur për të shkatërruar me çdo kusht artin dhe institucionet kulturore në Shqipëri! Nuk dua ta besoj vërtet këtë lajm! Atëherë për të arritur në këtë lajm shërbeu edhe reforma e "meritokracisë" nga ish- ministria e Kulturës Mirela Kumbaro në vitin 2014. Reformë kjo e nisur për të filtruar të aftin nga i pa afti, reformë që premtoi statusin e artistit dhe në të vërtetë artistin  e ka lënë rrugëve. Reformë kjo që i ofroi artistit kontrata 2, 3 dhe 5-vjeçare, duke e mbajtur  në provë pune. Zonja Kumbaro premtoi se kur të mbaronte afati i provës së artisteve do të rikthehej kontrata definitive. Koha tregoi se kjo ish- një gënjeshtër, ashtu si dhe statusi i artistit dhe reforma e pensioneve. Le ta themi troç..Ne si artistë duhet të punojmë 30 vjet në këtë institucion shtetëror, institucion Kombëtar i vetmi në llojin e tij, për të merituar më në fund një kontrate definitive. Uroj që ky lajm të jetë një zhvendosje e vëmendjes nga një serë problemesh që po kalon vendi ynë!

Tenori Rudin Sata:  TKOB, institucion kombëtar, s’shitet si plaçkë tregu

Rilindësit..."Punët e mira i bëjnë natën” nëpër bodrumet e errëta, të mykura nga lagështia, dhe të mbyllur me zinxhirë.

Edi Rama, ky diktator, nuk heq dorë nga ëndrra e Tij e 1999, për ta kthyer Operën në Kompani Private.

Ky "skenar" i tmerrshëm, nuk mund të kaloj kaq lehtë, ashtu siç e thanë nëpër dhëmbë Zana Çela dhe Ministrja e Pa aftë, Znj/ Elva Margariti.

Institucioni i TKOBAP, është një institucion kombëtar, dhe nuk mund të "shitet" si një plaçkë e lirë tregu.

TURP-TURP-TURP.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/09/2020 23:42

    E verteta eshte se si artistet e operas dhe ata te teatrit kombetar marrin rrogen qyl kryesisht. Bejne a s’bejne nje shfaqje ne vit, por s’eshte faji i tyre. Tregu nuk eshte i interesuar per artin e tyre fatkeqesisht, por shqiptaret duhet te vazhdojne te paguajne rrogat e tyre. Ka nevoje per reforme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve