TIRANË- Një operacion me urdhër të SPAK ka çuar në pranga dy ushtarë të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit i zhdukur që prej gushtit 2022. Forcat Operacionale bastisën orët e para të mëngjesit dy vila në zonën e Fushë-Kuqes, e njohur edhe si baza e Martinajt, duke çuar në pranga dy persona me rrezikshmëri të lartë Elvin Merlika 47 vjeç dhe Alket alias Fred Xhixha 42 vjeç.
Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.
Ndërsa i arrestuari i dytë, Alket Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Në të dy operacionet Dobraç dhe Fushë-Kuqe, Operacionalja kanë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
lajm ne perditesim...

Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në Dobraç të Shkodrës, zonë e njohur për dominimin e fisit Bajri dhe në disa zona të tjera.
Kontrollet janë ushtruar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet me dron nga arrestimi i Alket alias Fredi Xhixha dhe Elvin Mërnika, të cilët ishin fshehur në dy vila dy katëshe në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit.
Banesat janë e pozicionuar larg zonave të banuara në një terren të vështirë. Nga aksioni policor i zhvilluar mëngjesin e sotëm, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Merlika dhe Xhixha njihen ndryshe si ushtarë të Ervis Martinajt. Ata akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Foto: Alket Xhixha
Alket alias Fredi Xhixha është një prej personave të arrestuar nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Kuqes dhe në Dobraç të Shkodrës. Xhixha është i njohur si një ndër ushtarët e Ervis Martinajt ndërsa është vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në mars të 2020-ës.
Sipas dëshmisë së Dumanit, Alket Xhixha ka qenë ‘ura’ lidhëse mes tij dhe Ervis Martinajt. Xhixha ka komunikuar me Dumanin duke e njoftuar për ftesën që Martinaj i kishte bërë për ta takuar. Martinaj është nisur drejt Kosovës së bashku me Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën për të takuar Dumanin.
Dumani ka treguar se Martinaj i ka premtuar se do e ndihmonte për çështjen e gjyqeve që kishte me shtetin dhe operacionet e policisë që organizoheshin për kapjen e tij.
Të shpallur në kërkim nga SPAK, Forcat Operacionale kanë arrestuar mëngjesin e sotëm Elvin Merlika 47 vjeç dhe Alket alias Fred Xhixha 42 vjeç. Gjatë arrestimit policia u sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Merlika dhe Xhixha njihen ndryshe si ushtarë të Ervis Martinajt. Ata akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera”, njofton policia.

Foto: Elvin Merlika
Elvin Merlika i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes ‘Plumbi i Artë’ është arrestuar sot pas një operacioni të zhvilluar nga Operacionalja me urdhër të SPAK.
Po kush është Elvin Merlika?
Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.
Në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të. Sipas SPAK pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. Ndaj SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.

Elvin Mërlika pjesë e grupit të Vis Martinajt, i kërkuar nga Operacioni 'Plumbi i Artë' është arrestuar në në Fushë Kuqe pas një operacioni nga Operacionalja.
Ai akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Alket Xhixha, bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Vis Martinajt
Komente









