Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është rikthyer sërish sot akuzave në adresë të kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako. Në një postim në Twitter, Basha akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, se ka grisur fletë-arrestin për Dakon, kur nisi operacioni për arrestimin e të fortëve të Shijakut, pasditen e të dielës. Sipas Bashës, Prela po cenon hetimin për krimin elektoral, sipas tij, që ka bërë Dako dhe grupet kriminale të Shijakut në Durrës.
Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.
Lulzim Basha, kryetar i PD
Ky po vetem ne nje vrim i bije fjyllit.
Përgjigju