Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 7 urdhër-arreste dhe 2 ndalim dalje jashtë vendit në kuadër të operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku u goditën 3 Call Center-a që mashtronin të huaj me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave. Ndaj të gjithë personave, përfshirë administrator, punonjës IT, mirëmbajtës interneti, financier, rëndon vepra penale ‘Mashtrim komjuterik’.
Hetimet flasin për mijëra qytetarë evropianë të mashtruar, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky aktivitet dyshohet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove. Aktualisht nën hetim janë dhe disa baza të tjera të dyshuara se shërbejnë si Call Center-a mashtrimi.
Deri më tani është e konfirmuar se 3 prej 7 masave të sigurisë arrest me burg janë ekzekutuar, Eduart Dalla, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se Hoxha dhe Agastra dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.
Tedi Agastra ka qenë edhe më herët nën hetim, pas një operacioni kundër kriptovalutave. Ai u arrestua në vitin 2024 si pjesë e grupit të kryefinancierit të televizionit të familjes Berisha, ‘Syri Tv’, por më pas u la në detyrim paraqitje.
Në 3 Call Center-at, 2 prej të cilëve ndodheshin në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa njëri prej tyre në Rrugën e Kavajës, janë gjetur në zyra mbi 80 operatorë, të cilët janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje. Gjatë kontrolleve, agjentët e policisë kanë sekuestruar mbi 900 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh, përfshirë kompjutera, USB, servera dhe kamera sigurie.
Të përfshirë në operacion kanë qenë dhe autoritetet gjermane e austriake që kanë shërbyer si indikator duke referuar materialet që kishin në dispozicion, drejt institucioneve të vendit tonë. Hetimet kishin nisur 2 vite më parë, fill pasi autoritetet gjermane dhe austriake ndanë informacionet që dispononin me autoritetet shqiptare.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












Shqiperia esht plot ne call centera.Gjith bota e di dhe vetem drejtesia e korruptuar shqiptare nuk e di.Aty pastrohen milionat e krimit.Gjith dalin nga burgu,gezojn leket qe kan rrjep ne bashkpunim me vet hallkat e shtetit
PërgjigjuEdhe thone pastaj qe rrine bosh kullat ne Tirane. Plot e ke çdo zyre, ne çdo kat, me mashtruesa qe e bejne naten dite.
PërgjigjuShitet Apartament 1+1 56 M2 ke Myslim Shyri ,pallat i vitit 1956 pa ashensor kati 4 cmimi o cazzo ion per vetem 290 mije euro,nxitoni cmime te tilla jane te rralla dhe pronat blihen shpejt...
PërgjigjuJam i interesuarm ku mund tju kontaktoj ?