Opozita kundër integrimit? Vjen reagimi nga PD, Pollo: E vërteta e pr/rezolutës

Partia Demokratike ka reaguar pas largimit nga seanca plenare, ku nuk votoi pr/rezolutën e KE për integrimin e Shqipërisë.

Deputeti dhe kreu i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, ka deklaruar se rezoluta për integrimin e miratuar sot në Kuvend është hartuar nga vetë PS dhe ka një tekst plot furçe e bojëra për makijazhin e fytyrës së qeverisë.

Sipas deputetit të djathtë, kjo pr/rezolutë u bë nga qeveria vetëm për të hequr Agron Xhafaj dhe vëllai i tij, që rri në postin e ministrit.

Rezoluta për Integrimin Europian që Partia Socialiste vetë e hartoi dhe e vetë e votoi, ishte një tekst plotë furçe dhe bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë. Nëse qeveria dhe edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian.

Madje edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu është vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualisht.

Siç u arrit edhe deklarata me deputetët e Parlamentit Europian në shkurt të këtij viti. Por qeveria nuk e do këtë dhe Edi Ramës ai Projekt-Rezolutë me furçe me bojëra i duhet vetëm për të hequr vëmendjen nga Agron Xhafaj dhe nga i vëllai i tij, që rri, i vdekur i pakallur, në postin e Ministrit.

Rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe rruga për të korrigjuar shumë zullume të tjera dhe rruga për një Shqipëri Europiane është protesta e madhe e gjerë popullore. Këtë të shtunë në orën 11.00 në sheshin qendror të Tiranës. Ju falemnderit!

Genc Pollo, deputet i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja