Nën ethet e afrimit të zgjedhjeve parlamentare të 2025 dhe frikës se këto zgjedhje do t’i gjejnë të zhveshur nga favorizimi i sistemit elektoral, opozita u mblodh në një tryezë diskutimi për Reformën Zgjedhore
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, që inicioi këtë tryezë, arriti të bënte për herë të parë bashkë, përfaqësuesin e PD së Sali Berishës, Oerd Bylykbashin dhe Enkelejd Alibeajn e grupit Basha.
Shehi tha se duhet që të mundësohet vota e emigrantëve.
“Shqipëria po të ishte e mundur të bëhej një zonë e gjitha elektorale, po 4 zona, 3 zona, a bëhet Shqipëria. Duhet të hapet lista, sepse ligji punon edhe si maxhoritar. Kemi kërkuar që të bëhet votimi elektronik, të votojnë edhe emigrantët për herë të parë në Shqipëri”, tha Shehi.
Edhe Bylykbashi vuri theksin tek vota e emigrantëve, për të cilën tha se është votë që nuk mund të blihet.
“Sistemi zgjedhor që është sot toksik, partive të vogla nuk u jep shance, e bënë të vështirë që të kualicionohen partitë bashkë dhe i lë të përballen me një mekanizëm që është sfidues për partitë e vogla. Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votës së lirë, sepse nuk i kap dot”, tha ai.
Por Alibeaj, i larguar nga karrigia që tashmë gëzon Bylykbashi dha një zgjidhje.
“Zgjidhja është adresimi i vendimeve të GJK.. vota e diasporës nqs nuk bëhet, rrezikon ti bëjë zgjedhjet antikushtetuese... një njeri që do të fitojë zgjedhjet, nuk i leverdis”, tha ai.
Pikërisht vota e diasporës, aq sa i ndan në procedurë nga PS, i ndan edhe mes vetes.
Një ditë më parë në Parlament socialistët përmes Damian Gjiknurit, propozuan pa konsensus me opozitën propozimet e tyre për votën e diasporës që gjithashtu kërkojnë ta mbyllin brenda korrikut.
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.2%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njoftoi largimin, Enkelejd Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të mos qenë më deputet i Partisë Demokratike
24 Qershor, 13:43
-
U largua nga grupi i PD, Alibeaj për Report Tv: S'bëhem pjesë e berishizmit! Berisha drejt humbjes së sigurt në 2025! Garojmë me parti të re
21 Qershor, 18:12
-
Ylli Pata: Akti i Alibeajt, para skadimit të 6 muajve të Berishës: A do kthehen tymueset në Kuvend?
20 Qershor, 19:35
-
Vendimi i Enkelejd Alibeaj, një akt i lartë dinjiteti
20 Qershor, 19:18
-
Apeli i la pa vulë, Alibeaj njofton largimin nga grupi parlamentar i PD-së: Nëse për të qenë ‘demokrat’ kushti është të jesh ‘berishist’ dhe me Berishën, nuk jam i tillë
20 Qershor, 10:48
-
Bardhi ‘shkarkon’ deputetët e Bashës dhe kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD, kërkesa që ‘nxiti’ kaosin në Kuvend! ‘Largon’ Alibeajn nga ‘Këshilli i Mandateve’
6 Qershor, 13:41
-
Edhe ‘të vegjlit’ bojkot komisionit anti-korrupsion! 6 deputetë kundër 'rrymës'
31 Maj, 13:55
-
Komisioni Antikorrupsion, Shehi: PS presion SPAK, opozita ta bojkotojë! Meta: Pjesëmarrja legjitimon 'Ramaformën'
31 Maj, 11:25
-
Rezoluta anti-korrupsion, Shehi: Propagandë si fletërrufetë! Opozita bëri mirë që u distancua nga ky lloj teatri
28 Maj, 18:44
-
'Ligjet' ngrihet nënkomisioni për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK
21 Maj, 10:34
-
Mosrealizimi i votës së emigrantëve, PD kallëzon në SPAK Nikollën: Shpërdoroi detyrën, pengoi zbatimin e vendimit të Kushtetueses
10 Maj, 09:34
-
A u liruan të dënuarit për korrupsion? Përplasja në Kuvend/ Bardhi nxjerr përgjigjen e Dumanit! Manja: Asnjë zyrtar i lartë! Alibeaj: Ishin 100, minuat punën e Prokurorisë
9 Maj, 07:46