Opozita në luftë me të gjithë, përfshirë dhe votuesin potencial!

Opozita në luftë me të gjithë, përfshirë dhe votuesin potencial!

Luiza Gega dhe Florian Marku

U desh një ceremoni pritje dhe nderimi ndaj atletes Luiza Gega që bëri historinë jo vetëm për Shqipërinë por ndoshta edhe për Ballkanin, që të shkaktonte një uragan kritikash e fyerjesh në drejtim të saj, madje duke e quajtur edhe fajtore se takoi kryeministrin e vendit të saj! E njëjta gjë u përsërit me më pak moderim në rastin e boksierit Florian Markut. Nëse ndalemi pak në ceremonitë padyshim që ka patur elemente propagandistike. Por cili do të ishte ai kryeministër që nuk do të donte të vendoste një përqindje të rolit të tij në këto arritje?! Cili do të ishte ai sportist në çdo cep të globit që nuk do ta pranonte një nderim si ai që ju bë Gegës e Markut?! Edhe pse mund të duket anormale ka një lloj normaliteti në përpjekjen për ti shfrytëzuar këto raste nga të gjithë aktorët. 

Por, diçka të godet logjikën është qëndrimi i opozitës ose i asaj pjesë radikale të saj në shumicë. Që të kundërshtojnë qeverinë sepse nuk ka bërë sa duhet për sportin është detyrë e opozitës, por të sulmosh sportistët, qytetarët, gazetarët e lloj lloj grupesh interesi jo vetëm është një gabim, por një gafë e patolerueshme. Në fund të ditës ata janë individë që mund të kenë bindje të ndryshme nga qeveria apo përfaqësuesit e saj, por fakti që shkojnë atje është sepse po nderohen nga qeveria e Shqipërisë! Ndërsa akuzat e opozitës në bllok, i trajtojnë sikur kanë shkuar aty për Edi Ramën si individ. I njëjti refren përsëritet sapo një qytetar shpreh një pakënaqësi: mirë t’iu bëhet vetë e votuat, vjen reagimi! Në një “luftë” të ashpër me qeverinë opozita dhe qasja e tyre është intimidojë këdo që nuk mendojnë si ata, qoftë edhe votuesin tënd potencial. Kjo logjikë është ndër më skandalozet në teoritë politike, të sulmosh votuesin! 

E gjithë retorika opozitare në këto muaj të nxehtë nuk po bazohet në fakt në aleternativën përballë qeverisë, por vetëm në sulme ndaj individëve nga cilado sferë e jetës. Kjo ndodh në studio televizive, me OJF, kudo, tanimë edhe në sport ndaj kampionëve europian, togat e pushkatimit opozitar sulmojnë gjithkënd. Mungesa e një vizioni të qartë edhe në aspektet e komunikimit është mjaft e dukshme, nuk ofrohen modelet dhe arsye të qenësishme me ekipe të duhura për të ngjallur debat, por riciklohen individë që gjithë kohën janë të akuzuar për korrupsion. Madje Partia e Lirisë edhe asetin kryesor kundër korrupsionit e ka nga Partia Socialiste. Në thelb kjo qasje tregon dhe të vërtetën e madhe, hallin e madh që ka lidershipi i saj i vjetër, korrupsionin! Ndryshe nuk mund të shpjegohet në asnjë moment qasja për të krijuar armiq edhe në ushtrinë e votuesve potencial. Opozita duhet të dialogojë me qytetarët, sportistët, mësuesit, mjekët me të gjithë, përse ajo duhet të mbështetet, dhe jo ti sulmoj si të shitur te Rama! Më kujtohet viti 2013 kur doli rezultati dhe PD humbi zgjedhjet, ku pati shumë deputet që sulmuan publikisht qytetarët se nuk e meritojnë një si Berisha. Tani 9 vite më pas duket se asgjë nuk ka ndryshuar, PD është zhytur në një stanjacion jo vetëm në figura, por edhe në aksionin opozitar!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë