“Opozitar i mjerë”, Petro Koçi akuza Bashës për zjarrvënie: Bën gërr-mërr, zjarrin ti e adhuron si mjet politik

“Opozitar i mjerë”, Petro Koçi akuza Bashës për zjarrvënie: Bën gërr-mërr, zjarrin ti e adhuron si mjet politik

Petro Koçi dhe Lulzim Basha

Deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për zjarret në vend, i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook edhe deputeti i zgjedhur i PS-së në Qarkun Fier, Petro Koçi.

Kreu i PD-së tha dje se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së zjarreve që kanë mbërthyer vendin në të katërta anët prej disa ditësh. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçi i bën thirrje kryedemokratit Basha të distancohet nga zjarrvënia.

 “Basha, distancohu nga zjarrvënia! Ore ti që kërkoke të bëhesh burrë shteti dhe që ta ngecën sërish partinë e Saliut, ku e ke ndërgjegjen shtetërore dhe vizionin e liderit? Bën gërr-mërr për helikopterin se mund të jetë përdorur nga Kryeministri për arsye shtetërore (jo private). Dil more dhe fol i shqetësuar për situatën. Për zjarrin që t’i adhuron si mjet politik, por që kësaj radhe po merr dhe jetë njerëzish.

Sensibilizo organet ligjzbatuese që të zbulojnë e të ndëshkojnë të papërgjegjshmit e stinës. Kërko angazhim gjithëpërfshirës për t’i bërë ballë situatës. Shprehu mirënjohjen atyre qindra efektivëve të FA që po rrezikojnë dhe veten për të shpëtuar jetë, shtëpi e katandi! Pastaj kujtohu që je dhe opozitar i mjerë. Si PD-ja jote në Fier që është opozita “Poshtë inceneratori, rroftë inceneratori”. Thellohu Luli!”, shkruan Koçi.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 04/08/2021 18:21

    Interesant,nuk ka" ndodhur "ne asnje vend te europes te kene vdekur njerez nga zjarret.vetem ne shqiperi.Vetem ne jemi me pak forca per ta perballuar ndaj po digjemi,ndersa greqi ,italia (nuk po iu referohet te tjereve) shpetuan,i shuan zjarret.A Gabon Petro Koci kur nenkupton lulushet si zjarrvenes?Per mua po.Ne Ksamil si fajtor u arestua nje djalosh.I Jati deklaroi(sipas shtypit):-djalin tim e ndaluar sepse jemi kunder qeverise,jo se ndezi zjarrin."Qe ketu duket se babai kerkon ndihme politike per mbrojtjen e djalit. KJO TE LE TE DYSHOSH SE JO VETEM JANE TE QELLIMESHME,POR EDHE ME PRAPAVIJE POLITIKE.Sic duket ,ka filluar beteja e ashper e opozites,pa pritur shtatorin.prokuroria duhet te hetoje.

    Përgjigju
  • Petro Koqi: 04/08/2021 10:34

    Petro Koqi...do e besh dhe ti nje xhiro me Cougar bashke me Liderin Globalo Ballkanik? Vdiq nje njeri i shtetit shqiptar o Petro Koqi se nuk keni mjete e pergatitje, nuk ka ta fajin as Luli as Sala...apo s'ka rendesi per juve, vetem ata qe derdhin gjak ne bulevard vlejne per juve? U dogj vendi o Petro Koqi !!! Kujdes me uljen e brekeve o Petro Koqi !!!

    Përgjigju
    • 1361: 04/08/2021 11:21

      O. Sali - Lul koqia ata ne bulevart I crate ju enders ai tjetri u vra PER shtepin e vet

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion