Edhe për mbështetësit më të zjarrtë të opozitës, koalicioni opozitar, nuk ishte mbresëlënës. Momenti “romantik”, kur Basha dhe Kryemadhi, u shfaqën bashkë sa për të kënduar himnin, ishte shenja e parë, që opozita po shkonte në zgjedhje e përcarë. Marrëveshja joligjore PD-LSI, shfaqi publikisht luftën brenda llojit-djathtas, si një nga elementët që me gjasë, do të jetë nga më interesantët për tu parë ditën e zgjedhjeve.
Vitet në opozitë jane vite reflektimi dhe 8 të tilla janë shumë për të akumuluar gjithë pakënaqësitë, që vijnë natyrshëm nga pushteti. Basha ka dështuar në të vetmin mision opozitar, bashkimin e të gjithëve për një qëllim të përbashkët, ardhjen në pushtet. Nuk është vetëm fjala për mungesën e mesazhit, ku opozita i ngjan një orkestre të c’akorduar pa dirigjent, ku secili i bie për hesap të vet, sipas interesit të segmentit të vet. Problemi qëndron, që mes njëri – tjetrit, opozitarët nuk bien dakord, as për gjërat më të thjeshta.
Pas dy palë zgjedhjesh të humbura, Basha jo vetëm që nuk ka nxjerrë asnjë mësim, por e shpenzoi këtë kohë, si të largonte nga PD-ja ata, që i shihte si rrezik për postin e dhuruar nga “babai”. Sot, PD-ja ka tiparet e Bashës. Eshtë një parti pa nuhatje politike, njësoj si Basha. PD-ja nuk i ngjan më, as vetes së 2005-ës, ku Berisha mblodhi rreth vetes edhe ata, të cilëve u kishte thyer dhëmbët dhe brinjët. PD-ja sot është bazike, pa asnjë karekteristikë të vecantë, jo tërheqëse.
Si një kostum i zbrazur, që nuk të thotë asgjë. Sepse i tille është Basha, bazik. Ose, sic me dashuri e quajnë eksremistët e opozitës, normal. Normale, ishte fjala që me shumë mundim ata zgjodhën për të përshkruar listat e Bashës. Cfarë do të thotë normale kur je në opozitë? Do të thotë, pa emocion, shabllon. Normalja të hyn në punë, kur i ke gjerat në terezi.
Normalja, kur lufton për të qeversiur vendin, përkthehet në mediokritet. Njësoj si Basha, që kur flet, të ringjall ata, që dikur mësonin marksizmin përmendësh dhe vetëm ashtu bënin përpara në jetë. Mungesa e një koalicioni opozitar me LS-në, dhe me partitë e Patozit dhe Topallit, si dy partitë e vetme gjenetikisht pjesë e PD-së, është thjesht dhe vetëm dështim i Lulëzim Bashës.
Do të ishte e pandershme të mos artikuloje arsyen kryesore, pse PD-ja nuk arriti të bënte dot koalicion me LSI-në. LSI-ja lindi e pangopur, dhe erdhi deri këtu duke përfituar c’të mundë nga partitë e mëdha dhe, duke krijuar iluzionin e rremë se me të fitojnë të gjithë. Por, grykësia e LSI-së, nuk është justifikim dhe kalkulimi i mandatave tregon pikërisht, aftësitë e lidershipit të opozitës.
Kalkulimi i rriskut dhe dëmit, janë dy gjërat kryesore, që mendon para se të futesh në një betejë. Sot, për shkak të mungesës së koalicionit mes PD-së dhe LSI-së, jemi në momentin, kur LSI-ja luftën nuk e ka me PS-në dhe nuk po kërkon vota majtas. LSI-ja, garën në këto zgjedhje e ka me PD-në dhe po kërkon vota djathtës. Organikisht, LSI-ja nuk është një parti e djathtë dhe dashuria e Metës për Berishën nuk e bën të tillë. Por, në një situatë, kur PD-ja nuk shfaqet asgjëkundu fituese, nuk e ka luksin të humbasë dhe votat e veta.
Nuk mund të futesh në zgjedhje me lista ‘normale’ dhe pa koalicion të mirëfilltë, kur synimi është të rritesh nga tetë vjet më parë. Përballë është PS-ja normale, që detyrë të vetme ka të ruajë c’ka marrë katër vjet më parë. Nuk fiton dot terren, kur konkuron brenda llojit, brenda të njejtit territor, për ti marrë njëri – tjetrit edhe atë pako gjë, që edhe pa u copëtuar s’të mjafton.
Topalli dhe Patozi, të cilët Basha i zboi nga partia, janë dy opozitarë natyrale, opozitarizmin e të cilëve, cuditërisht po e venë në dyshim, vetëm zëdhënësit ekstremistë të opozitës. Ngado që ftohen, vetëm sulmohen. Për të parë sa larg janë Topalli dhe Patozi nga PD-ja e Bashës, shihni frikën që kapllon opozitarët, se ku do të shkojnë votat e këtyre të dyve, apo “qoft larg” ndonjë mandat i mundshëm.
Ky është shqëtësimi real i opozitës sot, shqetësim, që duhet të ishte zgjidhur para se fushata të fillonte. Jozefinës dhe Astritit sot, po i frikësohen dhe ata që janë gati të vdesin nga virusi, vetëm Rama mos jetë kryeministër. C’është kjo cudi, kur votat e të dyve i përkasin opozitës, sic ata vetë kanë deklaruar njëqind herë? C’është ky tmerr nga pavarësia e tyre prej Bashës?
A nuk është qëllimi i përbashkët heqja e Ramës? Pse nuk i gëzohen dot opozitarët pranisë së dy njerëzve organikisht PD-istë, me potencial për të mbledhur vota më shume se gjithë bishtat që PD-ja duket sikur blodhi në kolacion me parti pa identitet, që duket sikur kanë një shekull që vijnë vërdallë.
Shkurt opozita nuk di nga tja mbajë dhe PD-ja e Bashës, nuk di më kë të luftojë më parë.
Por, njësoj si dikush që ka tetë vjet në koma dhe befas zgjohet, halli më i “madh” i Bashës sot, është pse Rama i refuzon ti dalë në takim.
Hidhini një sy daljeve televizive të të dyve. Ramës, historikisht, i vihet përballë opozita ekstremiste në formën e paneleve televizive. Bashës, i vihet përballë, po e njejta përbërje, që mezi pret ta shohë në pushtet.
Në rastin e Ramës, debati është i zjarrtë, ku të gjithë vërsulen dhe po tu jepet mundësia, janë gati ta marrin me shpulla “diktatorin’. Nga ana tjetër, kemi monologjet e Lulit, ku të gjithë i bëjnë pyetje retorike, që ai u përgjigjet vec me “po”. Po, të gjitha të mirat e botës do ti bëjë Luli, (megjithëse deri më sot ka prodhuar vetëm gërrhima).
Si, ku, me cfarë??? As pyetje, as përgjigje. Deri këtu shkon aftësia e Lulit për debat. Dhe këtu mbaron edhe debati për “debatin”.
Debatin real sot, opozita e ka me veten.
Ja ku mesuam qe Rama perballon cdo debat. Sidomos ne ato qe eshte vetvetja, pra nje deshtak, i paafte dhe pa kurrfare etike. Ndaj dhe nuk preferon nje debat me kundershtarin. Sepse ka frike se do ti dale fytyra e vertete, ajo e budallait.
Përgjigju