Protesta/ Basha në Ballsh: Rrugët politike mbaruan, ejani merrni në duar fatet tuaja, duam qeveri kalimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi sot takimet me qytetarët në Ballsh duke u bërë thirrje që t'i bashkohen protestës së opozitës në datë 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Gjatë bisedave me qytetarët, Basha u shpreh se rrugët politike kanë mbaruar, ndërsa i ftoi që të marrin në dorë fatet e tyre.

"Rrugët politike kanë mbaruar, në datë 16 merreni në dorë fatet tuaja. Lulzim Basha nuk ka më asnjë mjet politik. Duhet të kemi një qeveri kalimtare, që të përgatisë një proces të lirë zgjedhor, që të jeni ju që të vendosni se kush duhet ta qeverisë këtë vend. Ne i kemi zgjidhjet" tha Basha.

Njëri nga qytetarët ka ngritur shqetësimin e naftëtarëve dhe miratimin e statusit, ndërsa Basha premtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet gjendja do të ndryshojë.

Një tjetër qytetar i kërkoi Bashës që të rrisë rrogat e policëve nëse vjen në pushtet, ndërsa kryedemorkati u përgjigj 'policia duhet të bëjë punën njëherë pastaj të rrisim rrogën'.

Në datë 16 shkurt opozita u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën para Kryeministrisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agatha: 02/02/2019 22:37

    Ilda moj Ilda, sa gjynah qe qenke e verber. Po nuk kane te krahasuar ato qe ka bere Saliu me ato qe ka bere Edi. Lere popullin te gjykoje me mendjen e tij se mendjen tende te pjerdhur e pame.

    Përgjigju
  • Robi: 02/02/2019 21:50

    Po mire e ka Basha , qeveri kalimtare me minister të policisë politike Strazo Henrih Himleri, dhe minister i shpellareve të Unazës Flamur Herman Geringun

    Përgjigju
  • Ilda: 02/02/2019 20:02

    Basha dote jete me i mire se rama

    Përgjigju
  • xreport: 02/02/2019 12:32

    do keah qeveri k....i jo kalimtare

    Përgjigju
    • Rruqja: 03/02/2019 18:05

      Asht populli o Holandez qe vendos jo vrasesi i 4 veteve ne bulevard .ti mbaje me shkum dhe futi nonje te thate mbrapa .okej Bashuko .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!