Hetimet e zhvilluara nga policia në lokale të ndryshme për bastet online kanë rezultuar në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Astir u arrestua një 51-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit ku zhvilloheshin bastet sportive.

Kombinat, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, është arrestuar një 44-vjeçar dhe vendosur nën hetim pronari i lokalit që organizonte lojërat e fatit.

Gjithashtu në një ambient në të njëjtën rrugë, janë vendosur nën hetim dy persona, pronari 56-vjeçar dhe një 58-vjeçar, për të njëjtën vepër penale.

Policia ka sekuestruar celularët si provë dhe ka dorëzuar materialet pranë prokurorisë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë