Çifti i njohur i artistëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë fotografuar nga paparaci ynë në hyrjen e një restoranti.

Të dy këngëtarët duket se e kishin me nxitim të arrinin brenda në restorant. Mos vallë çifti simpatik i ekranit ishte i uritur apo dëshironin t'i shpëtonin paparacëve?

Megjithatë diçka është e sigurt, që si Miriam ashtu dhe Albani ishin në formë mjaft të mirë fizike.

Ajo kishte veshur komplet me ngjyrën e zezë, duke kujtuar se është një nuance që u shkon mjaft bjondeve.

Ndërsa Albani kishte veshur një bluze të bardhë mjaft sportive.

Të dy këngëtarët kanë marrë pjesë në programe ku promovohen talente të reja si X-Factor dhe "The Voice of Albania".

(xh.k/shqiptarja.com)