Kosova është mbushur ‘virusë’ të lloj-llojshëm politikë, kulturorë, fetarë, të cilët e kanë kthyer këtë vend në një fushëbetejë të çuditshme për ‘trupin dhe shpirtin’ e Kosovës.
Politika e sotme kosovare, e cila shfaqet përherë fare lakuriq para qytetarëve të Kosovës, karakterizohet me tipare të cilat gjithnjë e më shumë paralajmërojnë vazhdimësinë e teposhtëzes së politikës në Kosovë. E pa marrë parayshë se kush çfarë mendon për politikanët e Kosovës, një shoqëri nuk mund të mbahet dot në këmbë, nëse organizimi i saj politik njeh gabime ditore, dështime javore dhe mungesë të vazhdueshme të një Plani të mirëfilltë strategjik për arritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë të Kosovës. Nuk është Plan synimi që Kosova të bëhet anëtare, sa më parë që është e mundur, e Paktit NATO dhe e Bashkimit Evropian. Planet që i kemi gjithmonë nëpër duar, në fakt janë kriteret që NATO dhe BE-ja ua bëjnë shteteve pretendente, ashtuqë ato të kualifikohen, përmes arritjes së cilësive të domosdoshme në të gjitha temat/fushat e kërkuara nga Brukseli, për të hyrë në portën e NATO-s dhe të BE-së. Ndërsa, këto kritere, për shkaqe fare mirë të njohura (kriza e madhe financiare e Evropës, lodhja e BE-së me zgjerimin e saj që nuk u tregua edhe aq i suksesshëm), sa vijnë e forcohen, prandaj, prej Kosovës, e cila është e fundit në Listën e shteteve që do të bëhet anëtare e BE-së dhe e Paktit NATO, do të kërkohen gjëra që nuk janë kërkuar prej asnjë shteti më parë. Kjo, paradoksalisht, mund të jetë diç pozitive për ne, sepse do të detyrohemi, dashtë e pa dashtë, të forcohemi në të gjitha fushat e mundura të zhvillimit të institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë kosovare në përgjithësi, për t’u bërë të denjë për hyrjen në NATO dhe në BE.
Si jemi sot, nëse flasim sinqerisht me njeri-tjetrin, duke lënë prapa nesh atë zjarrminë e politikës ditore, do të mund të themi që do të kalojnë shumë, shumë vite, derisa të bëhemi të gatshëm për të qenë pjesë përbërëse e familjes evro-atlantike.
Ky konstatim, do të duhej të ishte një vlerësim përbashkues në politikën dhe në shoqërinë kosovare, duke tejkaluar kufijtë që ndajnë qeverinë dhe opozitën, politikën aktive prej asaj që ndodhë në përgjithësi, në shoqërinë kosovare, duke i bërë tok të gjithë.
Lehtë të thuhet një gjë e tillë, e pamundur të bëhet, së paku në rrethanat e tanishme.
Ta zëmë, nëse synojmë ta zhvillojmë mendimin për këtë temën kyç të shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës, pra, atë të certifikimit final të shtetit të Kosovës në Bruksel, në kuadër të Paktit NATO dhe të BE-së, na del në sipërfaqe një ide që do të ishte shumë mirë nëse krijohet një Trup i përbashkët në Kosovë, ku do të mblidheshin kosovarët më në zë për këtë çështje. Ky Trup, emri i të të cilit me siguri nuk do të ishte një çështje për një debat problematik, pastaj, do ta hartonte një Dokument Strategjik për ndryshimet thelbësore politike të cilat Kosova duhet t’i bëjë, ashtuqë të përgatitetit mirë për sprovën e tretë themelore të saj. E para, natyrisht, ka qenë çlirimi i Kosovës, e dyta bërja e shtetit të pavarur, dhe e treta, përfshirja e Kosovës në NATO dhe në BE. Tek sprova e dytë ka gjëra që akoma nuk janë kryer. Të mos harrojmë këtu integrimin e plotë të Veriut të Kosovës, pastaj, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Pa i bërë këto dy punë, nuk mund të ecim me hapat e duhur kah Brukseli.
Ky Trup i përbashkët, të kuptohemi, nuk do të ishte zëvëndësim për Qeverinë e Kosovës dhe për institucionet e tjera. Ky Trup as që do të kishte pretendime të merrej me politikën e përditshme. Por, ky Trup, me një Dokument Strategjik që do ta mund ta përgatiste, do të mund të shfaqej para kosovarëve si një instancë sipërore që do ta qartësonte një herë e përgjithmonë drejtimin që ky vend, kjo shoqëri, ky popull, duhet ta kenë tash e tutje (dhe përgjithmonë, në fakt), për ta garantuar përjetësisht ekzistimin e shtetit të Kosovës.
Kosova është mbushë ‘virusë’ të lloj-llojshëm politikë, kulturorë, fetarë, të cilët e kanë kthyer këtë vend në një fushëbetejë të çuditshme për ‘trupin dhe shpirtin’ e Kosovës.
Ky vend aktualisht ka mbetë pa busollë të mirëfilltë. Ky mendim mund të duket aktualisht i ekzagjeruar, një reagim çasti dhe një qëndrim që fund e krye ndërtohet mbi emocionin. Fatkeqësisht, ky mendim, me tendencat e sotme që vërehen në shoqërinë kosovare, për jo më shumë se dy-tre vjet, do të na delë të jetë një diagnozë e përditshme e ngjarjeve politike, dhe jo vetëm politike, në shoqërinë kosovare.
Ky rrezik i madh, aktualisht nuk vërehet, nuk kuptohet, nuk hetohet në politikën kosovare, sepse ajo, siç u tha fare në fillim, mbizotërohet prej veçorive që flasin vetëm për të keq për këtë politikë.
Në këtë politikën tonë kosovare ka mendjemadhësi dhe arrogancë tepër të dëmshme, në vend se të ketë modesti dhe përpjekje të vazhdueshme për të pasë përgjegjësinë para shtetit dhe para qytetarit, vlerë kryesore të saj.
Në këtë politikën tonë kosovare, ka me bollëk emocione të rreme, ndjenja mashtruese kinse patriotike, në vend se të ketë racionalitet pragmatik, gjakftohtësi dhe parimësi që ndërtohet mbi të gjitha në përllogaritjet e sakta të intresit të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Ku mund të ketë përllogaritje të këtij lloji, me ethet e interesit individual, dhe me zjarrminë pseudo-patriotike.
Në këtë politikën tonë kosovare, nuk ka as përpjekje minimale për ta bërë një hap anash ngjarjeve të përditshme dhe lajmeve të ditës, dhe për të parë pak më largë se çfarë do të ndodhë në këtë vend, dhe çfarë do të duhej bërë që Kosova të jetë shtet i suksesshëm.
Nga Blerim Shala
/Shqiptarja.com