Prapë pa maska e pa distancim social, Basha mbledh dhjetëra të rinj në Elbasan: Do arsimoheni si të rinjtë në Europë (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon të shkelë masat anti-COVID, ndërsa ka grumbulluar sot në Elbasan dhjetëra të rinj pa maska dhe pa respektuar asnjë distancim social.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon të shkelë masat anti-COVID, ndërsa ka grumbulluar sot në Elbasan dhjetëra të rinj pa maska dhe pa respektuar asnjë distancim social.
Në takimin me të rinjtë, Basha shoqërohej nga Gazment Bardhi, i cili po ashtu nuk mbante maskën mbrojtëse ndaj COVID.
Kjo nuk është hera e parë që Basha shkel masat anti COVID, pasi e njëjta gjë është evidentuar edhe në aktivitet që ai ka zhvilluar më parë.
Kujtojmë se edhe aktiviteti i PD i organizuar për hapjen e fushatës elektorale ishte një "bombë infeksioni", duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Në sheshin "Nënë Tereza" pati grumbullime masive të militantëve të PD-së, ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti-COVID.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Basha piknik me të rinjtë në Elbasan: Më pret skuqja e salsiçeve, në videon në Instagram po skuqja mëlçi pule (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, në një piknik me të rinjtë. Gjatë fjalë së tij para tyre, Basha tha se sot e priste një detyrë e veçantë "skuqja e salsiçeve", për të cilat tha se nuk ja ka marrë shumë dorën, pasi në videon që bashkëshortja i postoi duke gatuar, ka qenë duke skuqur mëlçi pule.
"Prandaj pa e zgjat shumë, se kemi ardhur për pikinik dhe më presin detyra të veçanta, siç është skuqja e salsiçeve në zgarë, jo nuk ja kam marrë dorën se nuk kam qenë duke skuqur salsiçe atë ditë, kam qenë duke skuqur mëlçi pule", tha Basha.
Mes të tjerash ai i kërkoi votën të rinjve, duke i premtuar arsimim cilësor dhe punësim.
"Unë ju siguroj se shumë shpejt rinia shqiptare do të ketë të njëjtën përgatitje si ajo europiane dhe do të jenë gati për tregun e punës. Po ju them se gjërat mund të ndryshojnë dhe ju jap garancinë time personale se mund të ndryshojnë. Ju do të keni të gjitha mundësitë të punësoheni në një ekonomi që do të zgjohet nga letargjia 8 - vjeçare. Deri më 25 prill kam nevojë për ndihmën tuaj, energjinë tuaj dhe besimin tuaj. Ndryshimi po vjen", shtoi Basha.
Me falni me mish pule apo derri I deshet sufllaqet?
Përgjigju
Basha dhe corba e tij: 28/03/2021 14:40
Keto jane perpelitjet e fundit te Bashes e te gjithe pleqve qe ka futur ne lista, me te rinjte kerkohet te mbahen pleqte e PD&CO.
Te rinjte do te japin cdo gje qe meriton PD&CO.
Përgjigju
Lui: 28/03/2021 14:17
Po ky Luli ishte apo u be tani budalla?! Se nuk ka mundesi te sillet ne kete menyre nje njeri i zgjuar qe synon te marre pushtetin! Mbase vete nuk e beson kete historine e covid-19 por te pakten behu serioz ne syte e votuesve qe ate avantazh qe ke fituar ne sondazhe keto 2-3 muajt e fundit, te vazhdoje te rritet qe te kesh ndonje shans per te fituar! Por me duket se dhe ate pak rritje qe kishe ne muajt e fundit, do te zhbehet si flluske sapuni.
Përgjigju
Skampa: 28/03/2021 12:20
NeoFashistet!Anarkiste!
Përgjigju
Qytetari: 28/03/2021 12:19
Te besh inat e karshillek me rregullat qe rrespekton gjithe bota do te thote qe don te marresh pushtetin per nje grup te vogel njerezish e jo te ngersh flamurin tend perkrah vendeve europjane...
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.3%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7965
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Me falni me mish pule apo derri I deshet sufllaqet?
PërgjigjuKeto jane perpelitjet e fundit te Bashes e te gjithe pleqve qe ka futur ne lista, me te rinjte kerkohet te mbahen pleqte e PD&CO. Te rinjte do te japin cdo gje qe meriton PD&CO.
PërgjigjuPo ky Luli ishte apo u be tani budalla?! Se nuk ka mundesi te sillet ne kete menyre nje njeri i zgjuar qe synon te marre pushtetin! Mbase vete nuk e beson kete historine e covid-19 por te pakten behu serioz ne syte e votuesve qe ate avantazh qe ke fituar ne sondazhe keto 2-3 muajt e fundit, te vazhdoje te rritet qe te kesh ndonje shans per te fituar! Por me duket se dhe ate pak rritje qe kishe ne muajt e fundit, do te zhbehet si flluske sapuni.
PërgjigjuNeoFashistet!Anarkiste!
PërgjigjuTe besh inat e karshillek me rregullat qe rrespekton gjithe bota do te thote qe don te marresh pushtetin per nje grup te vogel njerezish e jo te ngersh flamurin tend perkrah vendeve europjane...
Përgjigju