Pa rrip sigurimi dhe të dehur, policia
vendos mbi 1500 gjoba, 8 në pranga

Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka ndëshkuar 1553 drejtues mjetesh me gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit, parakalim të gabuar, shpejtësi tej normave të lejuara, por edhe për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
 
Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, 2 për konsumim alkooli, 6 pa Leje Drejtimi.
 
Policia Rrugore në 24 orët e fundit:
Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1553 raste, nga këto:
 
230 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit
224 për përdorimin e celularit
218 për parakalim të gabuar
38 për shpejtësi tej normave të lejuara
37 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.
 
Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi.
2 për përdorim alkooli
18 për shpejtësi tej normave të lejuara
5 për mosrespektim semafori
 
Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh nga këta:
2 për përdorim alkooli
6 pa Leje Drejtimi
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen