TIRANË - Një mjeke dhe një infermiere janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës. Ata u vunë nën hetim pasi një 56-vjeçare u dërgua në spital si pasojë e një reaksioni nga medikamentet.
Policia thotë se mjekimi i kishte përshkruar mjekja 46-vjeçare ndërsa aplikimi i injeksioneve ishte kryer në banesë nga infermierja 71-vjeçare në pension. Aktualisht 56-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. H., 46 vjeçe, me detyrë mjeke, dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere (aktualisht në pension), pasi ditën e djeshme shtetasja F. K., 56 vjeçe, është dërguar në spital si pasojë e një reaksioni nga medikamentet. Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se mjekimi i është përshkruar nga shtetasja E. H., ndërsa aplikimi i injeksioneve është kryer në banesë nga shtetasja A. T. Aktualisht, 56-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Komente











C'faj ka infermjerja ketu? Ajo vetem ka bere injeksionin.Te thuash qe ishte ne pension e nuk duhej t'a bente! Edhe mua me ka bere nena injeksione kur ishte ne pension.Te kerkoja infermjere tjeter,kur e kisha ne shtepi?! Nese po hetohet per reaksionin,i takonte mjekes t'a pyeste per alergji dhe ka raste qe shume njerez nuk e dine se vuajne nga nje alergji deri sa bejne testin,ose pesojne ndonje reaksion si rasti i mesiperm.
Përgjigju