Paditë e PS dhe Rithemelimit në SPAK për deputetët Nallbati dhe Sina, Karaj në 'Repolitix': Konsum politik! Muça: Palët e kanë bërë për të dhënë mesazh

Prej ditësh jeta parlamentare në vend është në kaos pas aksionit të dhunshëm në Kuvend dhe komisione të ndërmarrë nga Sali Berisha dhe grupi i deputetëve të Rithemelimit që e mbështet. Ndërkohë që PS dhe Rithemelimi dorëzuan kallëzime në SPAK për deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinajn lidhur me përplasjen fizike mes këtyre 2 të fundit.

Sa i takon këyre padive, avokati Leonard Karaj i ftuar në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga në Report TV u shpreh se përplasja mes dy deputetëve nuk është çështje për Prokurorinë e Posaçme por thjesht janë bërë për konsum politik.

“Nuk është çështje për SPAK, Është konsum politik. Nëse aty do shikoje një grusht të rëndë dhe deputetit t’I binte të fikët aty ha debat ajo gjë. Në rastin konkret është thjesht konsum politik. Në një vend anormal si ne, mos prisni të ndodhin gjëra normale. Për mendimin tim, opozita po bën shumë pak nga çfarë duhet të bëjë në fakt”- u shpreh Karaj.

Nga ana tjetër, gazetari Flogert Muça u shpreh se një veprim i tillë me paditë e 2 parrive në SPAK duan të përcjellin mesazhin që mos të ketë më përplasje të tilla.

“E kanë bërë që të dyja palët të japin mesazhin që mos të ketë më dicka të tillë.  Shumë shpejt do futet në bord edhe Meta, dhe të dy bashkë do bëjnë atë që munden me protesta. Dhe në fund do vendosi gjykata nëse do jenë të lirë dhe do mbarojë”- tha Muça.

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri u shpreh se aksioni i dhunshëm i opozitës do të vijojë deri në respektimin e rregullores së parlamentit. Ai shtoi se aksioni ka si qëllim të shkojë deri në ndalimin e plotë të jetës parlamentare dhe madje edhe grevë urie, ku sipas tij do të marrë pjesë dhe Berisha.

“Na mohohen komisionet hetimore, mohohet rregullorja e parlamentit. Mohohet fjala e deputetëve dhe rendi për ta marrë atë. Këta deputetë çfarë do të bëjnë në parlament? Ka zero jetë parlamentare. Aksioni në parlament do të shkojë në ndalesën e jetës parlamentare”- theksoi Xhaferri.

Partia Socialiste dorëzoi kallëzim penal në SPAK kundër deputetit Bledian Nallbati duke e akuzuar për 'goditje për shkak të detyrës' ndaj deputetit Vullnet Sina në seancën parlamentare të 30 tetorit. Të njëjtën padi e ka dorëzuar edhe Rithemelimi kundër deputetit Vullnet Sina me të njëjtën akuzë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për deputetin Bledion Nallbati dhe ka dhënë urdhër për sekuestrimin e pamjeve filmike gjatë momentit të përplasjes.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë