'Paga juaj, 20 herë më tepër se e nënës sime', aktivisti debat me deputeten: Populizëm, kërkoni të prekni ndjeshmërinë e njerëzve

 

Deputetja e PS-së Pranvera Resulaj dhe aktivisti Jani Marka patën një debat lidhur me rritjen e pagës së administratës publike. Marka e quan absurde pasi pensionistët marrin 20 herë më pak se deputetët.

Preçi: Shqipëria është 32% GDP për frymë e BE. Sot një deputet në parlamentin europian 8 mijë e ca euro. Por e veçanta, parlamentet i marrin vendimet në një mandaturë dhe hyjnë në fuqi mandaturën tjetër. Kemi nivel të lartë informaliteti.

Resulaj: Populizëm i pastër. Që të thuash që e ka një deputet 20 herë më shumë se një pensionist. Prek ndjeshmërinë e një kategorie popullatë për populizëm dhe manipulim opinioni. Patjetër.

Marka: Paga juaj është 20 herë më tepër se e nënës sime.

Resulaj: Të përpiqesh të bësh me turp një deputet përpara publikut. E kemi parë sa jemi ndëshkuar me votë. Nëse nuk ndryshon hierarkia e pagës nuk ndryshon paga edhe administratës publike. Rritja e pagave duhej marrë për shkak të komisionit të ligjit.

Marka: E mbani në sirtar ligjin e minimumit jetik.

Resulaj: Është një respekt për të arritur tek rritja e pagave. Nga presidenti i republikës, e kështu me rradhë. Është piramidë. Është e majtë apo nuk është. Dëgjojmë ta djathtën të flasin për politika sociale. Nga Danimarka tek Shqipëria politikat sociale nuk inkuadrojnë shumë. Nuk jemi një vendi i pasur,  por jo se nuk jemi një vend social.

 


Lajmi kryesor:

Rritja e pagave për administratën/ Spahiu në 'Frontline': PS-PD në 34 vjet nuk ndërtuan asnjë azil pleqsh


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot