Pagat për 5 mijë punonjësit e
bashkisë Tiranë, rritje deri në 36%
Rriten pagat për rreth 5 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës. Një vendim i zbardhur nga gazeta, i cili do ti çohet për miratim Këshillit Bashkiak, parashikon rritjen e pagave për disa kategori punonjësish.
Rriten pagat për rreth 5 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës. Një vendim i zbardhur nga gazeta, i cili do ti çohet për miratim Këshillit Bashkiak, parashikon rritjen e pagave për disa kategori punonjësish.
Propozimi vjen në një kohë kur qeveria sapo ka miratuar ndryshimet e pagave për nënpunësit civil dhe Bashkia e Tiranës parashikon që paga minimale në këtë institucion të jetë 30 mijë lekë të reja. Rritja e pagës varjon nga 7% deri në 36%.
PagatPor sa do të jenë pagat për drejtuesit e bashkisë dhe administratorët? Kryebashkiaku Erion Veliaj do të ketë një pagë prej 174 mijë lekë, ndërsa nënkryetarët e bashkisë do përfitojnë 140 mijë lekë. Në këtë mënyrë kryebashkiaku dhe nënkryetarët janë vetpërjashtuar nga rritja e pagës.
Ndërkohë Administratori i Përgjithshëm do paguhet me 129 mijë lekë, ndërsa drejtorët e përgjithshëm me 118 mijë lekë. Përgjegjësit e sektorit do përfitojnë 70-80 mijë lekë, ndërsa specialistët do të kenë një pagë duke filluar nga 38 mijë deri në 61 mijë lekë të reja.
Rritja më e madheRritjen më të madhe të pagave në Bashkinë e Tiranës e përfitojnë pastruest, të cilat nga 22 mijë lekë, tashmë do të marrin 30 mijë lekë. Për sa i përket Policisë Bashkiake, rritja varjon deri në 15%, ku inspektorët e Policisë Bashkiake do të marrin 76 mijë lekë, ndërsa punonjësi i policisë Bashkiake do të ketë një pagë prej 58 mijë lekë.
Shtesa5 mijë punonjësit e bashkisë do të marrin shtesën në pagë duke filluar nga muaji mars. Vendimi sipas burimeve nga qeveria është mirataur në kuadër të rritjes së pagave që ka bërë qeveria më datën 2 mars. ‘Këto ndryshime vijnë si domosdoshmëri e rritjes së pagës minimale në shkallë vendi dhe ndryshimeve në legjislacionin e pagave për pushtetin vendor., por edhe për shkak të rritjes së inflacionit.
Niveli i pagave për nëpunësit në institucionet në varësi të Bashkisë së Tiranës, bazohet në pagën e grupit (diplomën e shkollës), e cila lidhet ndushtë me nivelin arsimor, shtesa për vjetërsinë e punës që është 2% për çdo vit pune”,- thuhet në relacionin e Bashkisë së Tiranës.Vendimet për rritjen e pagave pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do zhvillohet në datën 5 prill.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23