Paketa anti-shpifje/ Meta: Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pamundur

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Meta thotë se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë ndërsa deklaron se duhet marrë në shqyrtim sugjerimet e bëra nga komuniteti i gazetarëve.

Kreu i Shtetit deklaron se treguesit dhe shifrat lidhur me lirinë e medias në vend janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Ai thotë se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore "anti-shpifje" të propozuar nga qeveria.

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;

Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur", shkruan Meta.

Kujtojmë se paketa anti-shpifje është një nismë ligjore që ka marër edhe mbështetjen e OSBE-së dhe për të cilën vetë OSBE është angazhuar për të dhënë ekspertizën e saj në hartimin e këtij ligji së bashku me qeverinë, me qëllim rregullimin e tregut të mediave online në vendin tonë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 16/08/2019 02:49

    Per SHPREHJEN e MENDIMIT ka dy pista e para ne demokraci ti mund te shpreshesh MENDIMIN tend ndoshta mund te JESH edhe gabim qe ed Rama e Emerton SHPIFJE dhe dikushi kete MENDIMI ndoshta I gabuar kerkon ta DENOJE me burg quhet DIKTATOR MARIM NJE SHEMBUL SHUME HERE KUR ED RAMA ESHTE NE TENCION NERVOR MERR QETESUESA QE QUHET KOKAINE DIKUSHI TE BENE NJE PYETJE. TI NGA E DIN UNE I JAP PERGJIGJE KUR AI FLETE I LEVIZ SYTE NE MENYRE TE PA KONTROLLUME DHE LLOGJIKA TE CON SE EDI ESHTE NEN INFLUENCEN E KOKAINES DHE PER KETE QUHET SHPIFJE? DHE DUHET TE DENOHESH

    Përgjigju
  • edi: 16/08/2019 01:34

    Drejte sot thua komunisti president rreth Medias ,dhe kjo eshte ndryshe nga atehere kur te pame ne Zerin e Amerikes ,kur Gazatarja e tyre ,te mori ne interviste ty dhe pa folur gjate nje pyetje ishte ajo qe ty te streson edhe kur fle ,madje nuk besoj se fle shume Kur Gazatarja te pyeti rreth Florinjeve dhe historine apo si eshte e verteta Nese te kujtohet ,ti jo qe e injorove si kok tul ,por hiqeshe si nje qeveritar i mberthyer ne dinjitet qe ske asnje gram ,dhe hiqeshe shume Ironik ndaj fjalet i merr era ,por jo Intervistat i dashur Nipi i SULO-GRADECIT Karrnaval Kameleon njeri me shume ngjyra e fytyra ,Mos llap shume ,por ske faj nuk prononcohesh dhe tregohesh sa dopak burre qe ti kthesh Kombit dhe Popullit Pasurite qe volle gjate qeverise me bastarde Berishiane Florinjte e Krrabes dhe shume e shume qe dhe vete nuk di ku jane Te garantoj ,jo sdo i gezosh ,por do vjedhesh gjak e qelb nga ai stomak dhe shpirt Evil . Se shpejti i dashur kameleon dhe nje llapaqen me koke

    Përgjigju
  • Turi: 15/08/2019 15:57

    Pikerisht o president media te jete e lire te thote te verteten jo te keq informoj publikun per interesat e njerit apo te tjetrit kush shpif te denohet kjo eshte demokraci

    Përgjigju
  • redi: 15/08/2019 15:16

    Media e lire eshte pjese e shtetit demokratik , dhe duhet mbrojtur deri kur filln shpifja dhe fake news

    Përgjigju
  • Like: 15/08/2019 13:20

    Po di hyet ne be me dhpifje spo rrena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë