Paketa prej 5 pika e propozuar nga PD-ja kap në total shifrën e 312 mln euro për 6 muajt e ardhëm. kjo shumë për Bashën, mund të merret nga anulimi i tenderave korruptiv.

"52 mln euro në muaj, pra efekti total është 312 mln euro për 6 muajt e ardhëm duke filluar nga tetori. Kjo për përbën 2.45 të GDP. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve. 0.86 janë shpenzimet e qeverisë deri tani për COVID-19. Të anulohen tenderat korruptiv dhe këto dalin për të vënë në zbatim paketën tonë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Pandemia/ Basha: Paketë anti-COVID me 5 pika, kushton 312 milionë € për 6 muaj! Të merren nga anulimi i tenderave korruptiv