TIRANË- Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën, ka prezantuar ditën e sotme planin erimëkëmbjes me 5 hapa kundër përballimit të krizës pas pandemisë së COVID-19. Kjo paketë ka një shtrirje për një periudhë 6 mujore dhe siç kryedemokrati bëri me dije kap shifrën e 312 mln euro, ose 52 mln euro në muaj, para këto që për Bashën mund të merren nga anulimi i tenderëve korruptiv të qeverisë.

"Ju e mbani mend fare mirë paketën e propozuar atëherë. Kosto e saj shkonte  90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milonë euro në muaj. Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%", tha Basha.

Pasi bëri një panoramim të situatës aktuale në optikën e demokratëve, Basha tha se vendi është përpara një katastrofe dhe nëse PD-ja do të ishte në pushtet do të vepronte kështu për ta përballur këtë krizë. 

Ky plan është i përbërë nga 5 pika. Së pari, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, së dyti arsimin të sigurt të fëmijëve, për t'u ndjekur më pas me "Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore, Ndihmë për biznesin e vogël, Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj". Basha propozoi 20 mijë lekë për pronarët që marrin në punë punonjësin e larguar, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1000 euro për biznesin e vogël, çek 2 mijë lekë të reja për pensionistët.

"Propozimi ynë është , mbështetja e çdokujt që ka humbur vendin e punës, të marrë një cek mujor 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj me radhë. krijimi i një fondi punësimi për të mbështetur bizneset për të marrë në punë të larguarit gjatë pandemisë. 20 mijë lekë të reja në 6 muaj për bizneset që marrin në punë ata që larguan gjatë pandemisë. Dyfishim i ndihmës ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. 2 mijë lekë të reja për 6 muaj për çdo pensionist. Biznesi i vogël, është goditur më rëndë dhe masivisht nga kriza ekonomike. për të gjitha bizneset aktive të regjistruara, një mbështetje të drejtpërdrejtë cek 1000 euro, për punëdhënësit e mëdhenj, subvencionit i taksës së qira 50%, rikonceptimi i kritereve të përfitimit të garancisë sovrane që të bëhet më e aksesueshme për marrjen e kredive", tha Basha.

Ndalur te rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, kryedemokrati tha se Rama i vodhi PD-së premtimin në vend që t'i kërkonte falje që "i la në harresë". Ai shtoi se duhet të rritet edhe numri i testimeve të kryera në ditë. Në një kohë kur në vendin tonë aktualisht kryhen rreth 900 testime, për Bashën ato duhet të arrijnë deri në 2500.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
Basha: Rama vodhi premtimin tonë për rritje të pagave të mjekëve dhe të infermierëve! Duhet t'u kërkonte falje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka vjedhur premtimin për rritje të rrogave të mjekëve dhe të infermierëve. Sa i përket hapjes së ambienteve të mbyllura, Basha tha se kjo masë është marrë nga qeveria se nuk mund t'i mbështesë ekonomisht këto biznese.

"Propozimet e Ramës tregojnë që për 7 vite e ka drejtuar vendin në rrugën e gabuar dhe tani që po i vjen fundi merr propozimet e PD dhe i paraqet si propozim të tyre. Duhet të kërkojnë ndjesë se përse e lanë shëndetësinë në këtë gjendje, Rritja 4% nuk është ajo që meriton mjekët, 1200 euro për mjekët dhe 700 për infermierët propozojmë ne. Ju thotë bareve dhe restoranteve hapuni se në vend që të marrë masa që të kenë mbështetjen e nevojshme, ju thotë "ku rafshi mos u vrafshi". pra është shumë e papërgjegjshme, lëshim  i situatës pa duar. problemi me Shqipërinë në të gjitha aspektet nuk është se ka keqmenaxhim, por që nuk ka fare menaxhim", tha Basha.

Ora 11:28
Paketa me 5 pika/ Basha: Duhen 312 mln euro për 6 muajt e ardhshëm! Të merren nga anulimi i tenderave korruptiv

Paketa prej 5 pika e propozuar nga PD-ja kap në total shifrën e 312 mln euro për 6 muajt e ardhëm. kjo shumë për Bashën, mund të merret nga anulimi i tenderave korruptiv.

"52 mln euro në muaj, pra efekti total është 312 mln euro për 6 muajt e ardhëm duke filluar nga tetori. Kjo për përbën 2.45 të GDP. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve. 0.86 janë shpenzimet e qeverisë deri tani për COVID-19. Të anulohen tenderat korruptiv dhe këto dalin për të vënë në zbatim paketën tonë", tha Basha.

Ora 11:21
Basha: 20 mijë lekë kush pronar merr në punë punonjësin e larguar! Të dyfishohet ndihma ekonomike! Çek 1000 euro për biznesin e vogël!

Dy pikat e tjera të planit të rimëkëmbjes së PD-së pas krizës është hapja e shkollave dhe ndihma ekonomike. Kredemokrati Lulzim Basha bëri prezantimin e tyre

"Hapja e shkollave. Furnimimi me ujë, maska mbrojtëse dhe dezifentimi i ambienteve. Kryerja e testimit periodik për mësuesit dhe stafit. Investimi në teknologjinë për rastet kur duhet aplikuar mësimi online, për ata familje në nevojë që nuk kanë mundësi.

Asnjë lekë nuk ka shkuar te ata që janë goditur nga kriza. Propozimi ynë është , mbështetja e çdokujt që ka humbur vendin e punës, të marrë një cek mujor 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj me radhë. krijimi i një fondi punësimi për të mbështetur bizneset për të marrë në punë të larguarit gjatë pandemisë. 20 mijë lekë të reja në 6 muaj për bizneset që marrin në punë ata që larguan gjatë pandemisë. Dyfishim i ndihmës ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. 2 mijë lekë të reja për 6 muaj për çdo pensionist. Biznesi i vogël, është goditur më rëndë dhe masivisht nga kriza ekonomike. për të gjitha bizneset aktive të regjistruara, një mbështetje të drejtpërdrejtë cek 1000 euro, për punëdhënësit e mëdhenj, subvencionit i taksës së qira 50%, rikonceptimi i kritereve të përfitimit të garancisë sovrane që të bëhet më e aksesueshme për marrjen e kredive", tha Basha.

Ora 11:12
Basha: Mbi 2500 teste në ditë, të rimbursohen të prekurit me COVID që s'janë të shtruar në spital! Bonus për të gjithë mjekët për 6 muajt e ardhshëm

Një nga pikat kryesore të planit të rimëkëmbjes së PD-ë është mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, teksa kryedemkrati Lulzim Basha u ndal të analizonte të gjitha pika.  

"Përgjigja që ne do t'i jepnim situatës nëse sot do të ishim në drejtimin e vendit dhe është oferta që i bëjmë qeverisë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën dhe në tërësi sigurisë së shqiptarëve. Plani përbëhet nga këto drejtime, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, për një valë të dytë i cili është hartuar nga specialistët më të mirë. Një plan i detajuar, rritje të numrit të testimeve, 2500 testime në ditë. Çdo i sëmurë me COVID , që nuk shtrohet, ka një kosto minimale 600 mijë lekësh për trajtimin, duhet rimbursim. Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për personelin dhe të kapaciteteve spitalore. Pika tjetër është me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë", tha Basha.