/ATSH-AFP/ - Të paktën 16 persona, 14 prej të cilëve gra, humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm në jugperëndim të Pakistanit, theksuan sot autoritetet.
Ujërat kanë marrë shumë persona në fshatrat e izoluar të distriktit Khuzdar, në shtetin e Balukistan, rreth 370 kilometra në jug të kryeqytetit provincial Quetta.
"Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar një rritje të papritur të nivelit të ujërave që kanë përfshirë nomadët që flinin në tenda", deklaroi Akbar Harifal, një funksionar i lartë i rajonit.