Pakti i opozitës jashtë Kuvendit/ Ndoka: 30 qershori, gjithçka ose asgjë për opozitën

Ditën e sotme opozita jashtë Kuvendit firmosi marrëveshjen e koalicioni  zgjedhor. Një koalicion që sipas Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hedhë themelet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër.

I ftuar në studion e emisionin "45 Minuta", Nard Ndoka u shpreh se opozita e vërtetë është ajo jashtë Kuvendit, ndërsa deputetët e rinj që kanë pranuar mandatet i cilësoi si 'stoli rezervë'.

"Ata janë stoli rezervë. Rama nuk mund të luajë me stolin rezervë, që janë kandidatët që pranuan që të marrin mandatin nga listat. Ne kërkojmë largimin e kësaj shumice me doemos.

Në 30 qershor vendi ose do të ketë opozitë ose do të marrë fund sistemi, do të zhbëhet opozita. Ose do të vijojë revolucioni jashtë në rrugë ose do të kthehet politika në normalitet. Kjo datë për opozitën është gjithçka.

Do të përdorim cdo mjet demokratik për të penguar vendosjen e sistemit të një partie. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Rama po përpiqet që të dalë...Rama nuk mban shumë, e provuam në Kavajë me një bashki të vogël dhe u tërhoq dhe jo me një sipërmarrje të madhe" deklaroi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 24/04/2019 10:31

    O Nardi po te je K...AR kok e kemb o toc kuklle. Me prit me ber ti Shqiprin eshte me mir te permbyset Shqipria. Ik o rrac e keqe analfabetike. Ti je njeri pa pik shije

    Përgjigju
  • Nardi: 23/04/2019 22:32

    Gli asini non volano ma purtroppo parlano. Nard Ndoka.

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 23/04/2019 18:14

    Nard nevojtorja kuku per ne me kesi injorantesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?