Palafitet në Lin, zbulohen gjurmë banesash 7600-vjeçare, arkeologu: Mendohet të jetë më e madhja në Ballkan  

Në javën e katërt të ekspeditës, zbulimet qartësojnë historikun e vendbanimeve prehistorike palafite në Lin të Pogradecit, deri në afro 7600 vite më parë.

“Në sektorin e katërt e reja e kësaj është se realisht ndodhemi mbi vendbanim arkeologjik, jemi në shtresë kulturore. Në ndryshim më dy sondazhet e para ku kemi marrë sasi të madhe materiale druri, në trungje dhe elementë të shkëputur më të vegjël. Kemi filluar të kuptojmë teknikën e ndërtimit të palafiteve. Jemi akoma herët megjithatë janë të dhënat e para që ne kemi marrë”, thotë arkeologu Ardian Anastasi.

Arkeologët, të udhëhequr nga Ardian Anastasi e zvicerani Martin Hinz po zbatojnë projektin Lin 3. Mostrat janë çuar në laborator, e pritet të hedhin dritë rreth mënyrës së jetesës së banorëve të hershëm, në këtë vendbanim të konfirmuar si arkeologjik.

“Përveç palafiteve në situj, janë të p lëvizur, kemi elementë të platformës së saj, të drurit atë më baltë të pjekur që vendosej. Kemi material të bollshëm në qeramikë, material enësh, ku nga tipologjia mund të bëjmë edhe vlerësimet tona. Kemi marrë kampionatura të sedimentit që do kalojnë nëpër analiza jashtë. Stralle që përdoreshin si vepra pune”, shprehet Ardian Anastasi.

“Duket vërtet premtuese sidomos me ketë fushatë e cila na ka sjellë rezultate vërtet të mira për zbulimin tonë, duke nisur nga materialet kulturore qe kemi gjetur këtu dhe nga gjërat e tjera rrethuese, të cilat do na ndihmojnë në dëshirën tonë për të përmirësuar kronologjinë e historisë shqiptare. Ne do ta marrim vesh këtë vetëm kur të shohim rezultatet prandaj mund të them që gjatë gjithë kësaj kohe mund të presim surpriza të shumta, momentalisht duket sikur më në fund e kemi plotësuar misionin tone, por asnjëherë nuk i dihet kur të vi momenti mund të jenë rezultate të ndryshme nga çfarë presim dhe ndoshta më shumë interesante nga çfarë ne mendojmë”, tha arkeologu Martin Hinz.

Vendbanim palafit është gjendur edhe në pjesën maqedonase, por shtrirja e tij në zonën e Linit, mund të përbëjë vendbanimin më të madh edhe më gjerë në Ballkan. Ekspedita po mbahet nga Instituti i Arkeologjisë shqiptare dhe Universiteti i Zvicrës e në përfundim të saj, synohet të rindërtohet palafiti në një rreze prej 30 km.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn