Pallatet pa leje, ja dokumentat që kërkon Kadastra për regjistrim

Pallatet pa leje, ja dokumentat që kërkon Kadastra për regjistrim

Pallatet pa leje, ato të dalë jashtë kushteve të përcaktuara nga leja e ndërtimit, apo të braktisura nga investitori, kanë qenë një sfidë shumëvjeçare për ALUIZNI-in, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Edhe pse janë ndërtuar që prej vitit 1997, e kanë vijuar deri në vitin 2015, banorët e apartamenteve në këto pallate kanë mundur të fillojne te bëhen pronarë të banesave të tyre vetëm dy vitet e fundit, pasi Këshilli i Ministrave nxorri vendimin e posaçëm për të pajisur me certifikatë pronësie qytetarët që banojnë aty. Arsyeja e miratimit të kësaj VKM-jë ishte zgjidhja e problemit të një fluksi të madh qytetarësh, të cilët kishin blerë apartamente apo njësi shërbimi, por nuk ishin pajisur me certifikata pasurie, pasi ndërtuesit e kishin braktisur në mes procedurën.

Vetëm në Tiranë që prej vitit 2017, kur u fut në proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimit 142 pallate të tilla, me rreth 7.100 apartamente dhe njësi shërbimi dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 620.000 metra katrore.

Por, pavarësisht punës së bërë deri tani, me qëllim përmirësimin e shërbimit, lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave për pajisje me leje legalizimi dhe certifikatë pronësie te ketyre pallateve, është e nevojshme nga ana e qytetarëve banues përgatitja e dokumentave dhe materialeve, të cilat janë renditur në tabelën që publikohet. Cilado mangësi sipas kësaj tabele, do të sillte vonesa.

Procesi

Sipas Kadastrës, që tashmë përfshin edhe ALUIZNI-n, edhe Hipotekën, për pallatet, të cilat janë vetëdeklaruar prej subjektit ndërtues, procedura do të fillojë me ndërtuesin. Në rast se ai nuk do t’i përgjigjet thirrjes së ASHK, atëherë, procedura do të ndiqet në vazhdim me qytetarët.

Për procedimin nëpërmjet qytetarëve, është i domosdoshëm bashkëpunimi për të plotësuar maksimumin e kërkesave të tabelës. Pikat 1, 2 dhe 3, janë baza kryesore për fillimin e procesit.

Përgjithësisht, për institucionin e Kadastrës është më e mundshme nga pikëpamja tekniko-ligjore, ndjekja e procesit përmes subjektit ndërtues dhe jo përmes vetë qytetarëve të interesuar. Për këtë arsye, ASHK nxit banorët që të ushtrojnë presion tek subjekti, apo të mbështesin përpjekjet e këtij institucioni në identifikimin e subjektit ndërtues, qoftë edhe joformal.

Në çdo rast, penalitetet për ndryshimet në projekt, i ngarkohen subjektit ndërtues.

Për pikat 8, 9, 10, projekti mund të merret nga njësia vendore, autoriteti që ka lëshuar lejen e ndërtimit, mund të prodhohet nga një subjekt i licensuar i kontaktuar nga qytetarët, ose nga drejtoria përkatëse e ASHK. Me qëllim përshpejtimin e procedurës, thekson Kadastra, do të ishte pozitive sigurimi i këtij projekti nga vetë subjekti i interesuar.

Sa i përket akt-ekspertizës për qëndrueshmërinë e objektit, ai është dokument teknik, i cili lëshohet nga inxhinier i licensuar dhe përgatitet detyrimisht për të gjithë godinen. Pagesa për këtë document u takon ligjërisht qytetarëve dhe, si e tillë, ndahet mes tyre si detyrim.

Materiali i përgatitur duhet të dorëzohet në formatin DËG, me qëllim lehtësimin e procedurave nga ana e ASHK.

Së fundmi, banorët duhet të dinë se teknikisht janë të pamundur legalizimi dhe regjistrimi i njësive të veçanta të banimit (apartamenteve) brenda një pallati, pa u përfunduar procesi i legalizimit të të gjithë objektit në tërësi. Për këtë arsye mbetet kusht plotësimi i pikës 3 të tabelës.

Procesi

Vetëm në Tiranë që prej vitit 2017, kur u fut në proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimit 142 pallate të tilla, me rreth 7.100 apartamente dhe njësi shërbimi dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 620.000 metra katrore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja