Pamjet/ Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175 çadra dhe shezlongë, 2 persona nën hetim

Himarë- Sezoni veror shoqërohet edhe me tentativa abuzimi nga pronarët e bizneseve buzë plazheve apo vijës bregdetare, për të përfituar sa më shumë dhe shmangur detyrimeve tatimore.

Policia e Vlorës njoftoi sot (15 Gusht) se ka zhvilluar bashkë me Komisariatin e Himarës një operacion në kuadër të atij “Plazh i lirë” në shkallë kombëtare, duke proceduar shkelësit që kishin zënë hapësirën.

Ndërhyrja u bë në zonën e Gjipesë, ku u bllokuan 175 çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje. Nën akuzë u morën 2 nga personat e dyshuar, teksa procedimi do ndiqet nga prokuroria vendore.  

“Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Stacioni i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje”, sqaroi policia vendore.

Të dyshuarit e marrë nën hetim janë A. Z., dhe B. Sh. “Gjithashtu, pas sekuestrimit të çadrave dhe shezlongëve, është liruar hapësira bregdetare e zënë në kundërshtim me ligjin”, tha policia. Teksa shtoi se “kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë”, po vijojnë”.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renato: 17/08/2024 17:58

    I NDERUAR Z KRYEMINISTER Hiqe mendjen qe te ZAPTOSH Gjipen pyetja ime eshte PSE NUK I LE PRONARET E VERTET QE TA ZHVILLOJNE ATE VENDE dhe mos I dergoni shtetin per ti prishur vendin por MOS U MERZIT se vitin tjeter do ti bejme prap

    Përgjigju
  • Ilir: 15/08/2024 17:22

    Ky eshte lajm sa per evidence. Tek ky lajm shikohet qarte se sa denohen shkelesit (ose sa i paguajn shkelesit policise dhe inspectoreve). Te njejte persona jane kapur me shkelje kater kater here gjate nje viti dhe u jane sekustruar shezllonet (nje here ne 21 Korrik 2023, pastaj ne 25 prill 2024, pastaj ne 18 Korrik 2024 dhe tani perseri ne 15 Gusht 2024). Per ta vertetuar kete, mjafton to kerkoni mesiper me fjalen "Gjipce" dhe do e shikoni.

    Përgjigju
    • Ilir: 15/08/2024 17:52

      ...fjalen "Gjipe"

  • Eri: 15/08/2024 13:39

    Dhe si gjithmonë aksionet për lirimin e plazheve ndodhin pikërisht ne fund te gushtit vetëm pak ditë para mbarimit te sezonit. #policiaqeduam

    Përgjigju
  • Leci: 15/08/2024 13:38

    Fukarai nuk paska pagur paratë bandave që marin paratë në emër të Shtetit.

    Përgjigju
    • Dashi: 16/08/2024 11:33

      Sakte Leci, ata qe nuk paguajne e "paguajne"...por problemi kryesor eshte se kur kerkon ta zgjidhesh me leje nga komuna, te paguash taksa dhe te zbatosh ligjin sakte, ashtu sic duhet, me hapesira te lira per njerezit etj etj, nuk te lene . E vetmja rruge eshte te paguash nen dore. Kjo qe po tregoj eshte esperience reale e dikujt qe ka dashe te vihet ne rregulla dhe nuk e lene se ai person nuk pranon te paguaje ndonje personazh nderlidhes. Clirimi hapesirave te Zena eshte muabet Facebook-u dhe propogandistik , po te duash te vesh rregull mjafton te paguajne taksat, te respektojne perqindjen e hapesirave te plazhit te lire , te mbajne paster pjesen e tyre etj. Por kjo nuk intereson se ndryshe nderpritet burimi parase (korrupsionin) , ndaj gjerat nuk jane aq te thjeshta sa duken ne aparence.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja