Pamjet e turpshme/ Salianji me gjithë grupin në  Apel, Mero Baze: Janë aty ti bëjnë presion gjykatës, për 21 janarin gardistët mbushën sallën për të liruar Ndrea Prendin  

Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka komentuar skenat nga Gjykata e Apelit, ku deputetët e PD-së janë rreshtuar për të mbrojtur Ervin Salianjin, nga dënimi për inskenimin e “Babales”. 

“Pas skenave të gjyqit të 21 Janarit, ku gardistët mbushnin sallën ti bënin presion gjykatësve, për të liruar Ndrea Prendin, kjo mbetet skena më e turpshme e një salle gjyqi në historinë e Shqipërisë. Këto fytyra që janë këtu për ti bërë presion drejtësisë, nuk kanë më gojë të flasin kurrë publikisht për drejtësinë e pavarur dhe shtetin ligjor. 

Ervin Salianji ka vënë në rresht dhjetëra deputetë të opozitës për ti bërë presiomn Gjykatës së Apelit e cila duhet të shqiptoj vendimin për të. Ervin Salianjni është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ka katër vjet që shtyn procesin gjyqësor me presione politike dhe procedura”, shkruan Baze.

 

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin

Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin