VIDEO/ Incidente pas ndeshjes Elbasani-Dinamo, sulmohet autobusi i tifozëve të skuadrës kryeqytetase

Elbasan- Incidentet në futbollin shqiptar nuk ndalen dhe këtë herë kanë përfshirë tifozëritë e dy skuadrave me emër.

Tifozët e Elbasanit kanë sulmuar me gurë dhe mjete të tjera të forta mbrëmjen e kaluar (1 Shtator) ata kundërshtarë të Dinamos, menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar në “Elbasan Arena”, e vlefshme për Kategorinë Superiore.

Tifozët blu të ‘nëndetëses’ së kryeqytetit kanë qenë duke u bërë gati për nisje në Tiranë, kur janë sulmuar nga mbështetësit ultras të Elbasanit.

Tifozët e Dinamos pretendojnë se autobusi i tyre është dëmtuar me gurë dhe sende të tjera të forta, siç shihet edhe në pamje dhe se gjatë gjithë ndeshjes janë sharë dhe kërcënuar nga tifozët vendas.

Këta të fundit gjithashtu gjatë ndeshjes kanë tentuar edhe t’i heqin banerat identifikues në stadium ekipit mik. Pritet që FSHF dhe Policia të dalin me deklarata zyrtare dhe masa pas këtij denoncimi të shoqëruar edhe me pamje vizive.

Në "Elbasan Arena", Dinamo e cila luante si vendase mposhti 2-1 AF Elbasanin, duke i shkaktuar këtyre të fundit disfatën e parë pas ringjitjes në elitë. Nga ana e saj, Dinamo shijon tri pikët e para të këtij sezoni.

"Nëndetësja Blu" është në pritje të trajnerit Ilir Daja, i cili sot u përshëndet me FC Ballkanin pas afro tre vitesh. Itodo dhe Dejvi Bregu shënuan për Dinamon, ndërsa Emiliano Musta barazoi përkohësisht për AF Elbasanin. Për 17 minuta Dinamo luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Goudiaby.

1725267072_autobusiitifozavetedinamos.jpg

Dëmtimet e autobusit me tifozë të Dinamos

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Masakra ruse në Poltava, pas tre ministrave ukrainas dorëhiqet edhe ai i Jashtëm, Kuleba! Moska bombardon dhe Lvivin, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Masakra ruse në Poltava, pas tre ministrave ukrainas dorëhiqet edhe ai i Jashtëm, Kuleba! Moska bombardon dhe Lvivin, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur