Panë 'El Classico-n' me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda çojnë në gjyq tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit

Panë 'El Classico-n' me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda çojnë në gjyq tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit

Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, tre gjyqtaret e Apelit të Durrësit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri për akuzën e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtesisë". Për gjykim është çuar edhe biznesmeni Namik Spahiu. 

Gjyqtarët akuzohen se në tetor të vitit 2014 kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona. Sipas Prokurorisë, gjyqtarët janë sponsorizuar në udhëtimin jashtë vendit nga biznesmeni durrsak, Namik Spahiu, në një kur ai ishte në një proces civil dhe po shqyrtohej pikërisht nga tre gjyqtarët e Apelit.

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit

Ishte përgjigjja e autoriteteve spanjolle ajo që fundosi tre gjyqtarët, e administruar në dosjen e tyre hetimore. Nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i biznesmenit Namik Sadiku, janë paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në ambientet e një hoteli në Spanjë.

Tashmë tre gjyqtarët janë pezulluar nga detyra me vendim të KLD-së dhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të ardhmen e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Un: 20/07/2020 11:00

    Budalliqe lajme

    Përgjigju
  • Rrahmi Dalani: 27/11/2018 18:19

    E more Petraq... po ja hedh me kaq!! Keta te tre i ka q... dollari e euro ne goje e ne hunde. Legena

    Përgjigju
  • lavdosh: 27/11/2018 18:08

    Kane qene shume te lire. 450 euro per tre veta ne hotel??? Sa dite kane ndenjur? Kane qene langaraq te gjithe, shume lire e shiten veten. Ta gezojne udhetimin qe me shume gjasa nuk ka kushtuar me shume se 1000euro sa poshte kane rene

    Përgjigju
  • Drejtesia e vertete: 27/11/2018 16:35

    Gjyqesori ne Shqiperi eshte kthyer ne sh.p.k,c'ka do te thote se ose duke mare para ose duke bere ndere te ndersjellta vendosen vendimet gjyqesore,prandaj te gjithe gjyqtaret aktual pa perjashtim duhen shkarkuar dhe duhen zevendesuar me gjyqtar te rinj ne moshe.

    Përgjigju
  • Konsulli i Madrid: 27/11/2018 13:52

    Fatjon Pula Eshte konsolli I Shqipërisë ne madrid Konsollu milioner bashpunues me Biznesmeni Ervis Gjecaj kunati i Majlinda Bregu Bisnesmeni Klodian Gjecaj ish drejtori I dpt1 Bashkia tiranes (dhe sekretati I pergjitheshwm i LSI Shum shpejto )Pronarit I dísa Linjave autobuzesh te tiranes Dhe biznesme industris automociónit Shefqet ymaj Banues ne Madrid. 3 biznesmenet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim