Sot, në ditën e 86-ë të protestës, në sheshin para godinës së Kryeministrisë u shënua një incident, ku një grua u dhunua me shkop nga një burrë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket qartë që konflikti ka sjell shqetësim e frikë edhe te të pranishmit e tjerë në tubim.

Fillimisht gruaja e ka pështyrë burrin, ndërkohë ai i ka hedhur bidonin me ujë dhe më pas e ka goditur me brryl. Por nuk përfundoi këtu gjithçka, pasi ai e ka dhunuar gruan edhe me shkop.

Policia ndërhyri në kohë, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe duke shoqëruar në Komisariatin nr.1 në kryeqytet dhunuesin.

Nuk është hera e parë që në protestë ndodhin akte dhune. Pak ditë më parë, 2 grupe të organizatorëve u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin, duke krijuar panik te qytetarët.