Panucci rikthen ‘gardën e vjetër’ për Turqinë e Andorën, mungojnë lojtarët që po kalonin momente të mira

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Christian Panucci, ka publikuar sot listën me 24 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet e parë kualifikuese të Europianit 2020 kundër Turqisë më 22 mars në “Loro Boriçi” dhe kundër Andorës më 25 mars në “Estadi Nacional”.

Bie në sy rikthimi i një numri të madh lojtarësh ku më shumë përshtypje bën Kristi Qose, futbollisti i cili për herë të fundit në Kombëtare ka qenë në kohën kur ekipi drejtohej nga Gianni De Biazi. Ndërkohë pas një kohe të gjatë, në Kombëtare rikthehen dy futbollistë të cilët konsiderohen stabël për formacionin, Amir Abrashi dhe Armando Sadiku. Të dy ata kanë lënë pas dëmtime të rënda dhe si Abrashi me Freiburg-un ashtu edhe Sadiku me Lugano-n po luajnë normalisht.

Një rikthim i bujshëm është edhe ai i Arlind Ajetit, qendërmbrojtësit i cili herë ka munguar për shkak dëmtimi dhe herë për shkak të zgjedhjeve të trajnerit. Pjesë e kuqezinjve në këtë grumbullim që nis të dielën do të jenë edhe Naser Aliji, e Ivan Balliu.

Ndërkohë sa i përket emrave që priteshin të mos mungonin janë Lenjani, Ndoj, Manaj e Bare, 4 futbollistë të cilët kanë qenë titullar me ekipet e tyre dhe kanë treguar një formë të mirë. Për shkak dëmtimesh mungojnë Cikalleshi dhe Odise Roshi, ndërsa kapiteni Mavraj është I dënuar. Për zgjedhjet e bëra dhe për dy ndeshjet e radhës, trajneri Panucci do të mbajë një konferencë për shtyp ditën e dielë në orën 11.

Në grupin H ku bën pjesë edhe Shqipëria janë 6 skuadra, me dy të parat që në fund do të kualifikohen direkt dhe me të tretën që do të bëjë “paly-Of”.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës