Panucci shpall listën për Skocinë dhe Uellsin, shumë befasi në Kombëtare

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, ka bërë sot publike listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve, kundër Skocisë në Ligën e Kombeve dhe Kundër Uellsit në miqësore.  Bie në sy afrimi për herë të parë në kombëtare i ish-kapitenit të Kosovës te përfaqësuesja U-21, Ardian Ismajli, i cili ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Shqipërinë pasi nuk gjeti hapësira te ekipi i parë i Kosovës. Jo më pak përshtypje ka bërë edhe grumbullimi i Loret Sadikut, mesfushorit 27-vjeçar që aktivizohet te Kasimpasha i cili më parë ka qenë i ftuar nga De Biazi. Sadiku fillimisht në karrierën e tij ka përfaqësuar Suedinë, të cilën më pas e la për t’iu bashkuar Shqipërisë. Gjithsesi kjo nuk do të ishte përfaqësuesja e fundit që zgjodhi Sadiku, pasi më herët ai ka qenë pjesë edhe e Kosovës.

Një vend në kombëtare Panucci i ka rezervuar edhe Ivan Balliut, mbrojtësit që luan në Francë me Metzin. Balliu u ftua për të përfaqësuar Shqipërinë edhe në ndeshjen me Izrealin, por nuk arriti t’i bashkohet ekipit për shkak të angazhimeve me klubin e tij. Pavarësisht ftesës, mesfushori Ylber Ramadani që aktivizohet në Danimarkë, me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida. Ish-futbollisti i Partizanit ka pësuar frakturë në krahë dhe do ta ketë të pamundur për t’u rikuperuar në kohë. Ndeshjen e parë Shqipëria e luan me Skocinë në “Loro Boriçi” me datë 17 nëntor, ndërsa miqësorja me Uellsin do të luhet në “Elbasan Arena” më 20 nëntor.  Sa i takon shanseve të Kombëtares për tu kualifikuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve duhet theksuar se janë shumë të pakta. Në fakt duhet një kombinim i frikshëm i rezultateve. Shqipëria fillimisht duhet të mposhtë më shifrat 3-0 Skocinë për të zeruar golavarazhin, ndërsa më pas duhet të shpresojë te një fitore minimale 1-0 e Skocisë kundër Izraelit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/11/2018 17:23

    Vetëm shqiponjën dimë të bëjmë me duar se për të tjerat as që diskutohet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)