Bosnjë-Hercegovina është pjese integrale e Europes. Kështu ka deklaruar Papa Francesku sot në vizitën e dyte në Ballkan, pas asaj në Shqipëri shtatorin e kaluar.
 
Kreu i Vatikanit është ndaluar këtë radhë në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë - Hercegovinës. Gjatë udhëtimit Papa Françesku para gazetarëve e ka cilësuar Sarajevën si Jerusalemin e Lindjes, një qytet me kulturë fetare dhe etnike shumë të ndryshme, një qytet që ka vuajtur shumë në histori.
 
Mesazhi i paqes pritet të jetë thelbësor në këtë vizitë të Papa Françeskut në Bosnjë-Hercegovinë, ashtu siç ishte për Papa Gjon Palin II gjatë dy vizitave të tij në Bosnjë Hercegovinë në vitet 1997 dhe 2003.
 
Papa theksoi se këtë udhëtim në Sarajevë e bën si një shenjë paqeje. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Papa Françesku do të mbajë një meshe në stadiumin e Sarajevës, në prani të disa dhjetra mijëra personave.

Gjate luftës së Bosnjës në fillim të viteve 90-te, Sarajeva ishte në një rrethim 3 vjeçar nga forcat serbe që shkaktuan mijëra viktima.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)