Parajsa në portalet pirate

Parajsa në portalet pirate

Foto ilustruese

Kjo që po tregoj tani është një situatë absurde që prej vitesh ka mbërthyer mediat, redaksitë, seriozitetin dhe profesionalizmin e tyre; vërtetë, gjendja nëpër redaksitë e Tiranës është në kufijtë e qesharakes, për të shkuar shpesh herë në caqet e dëshpërimit profesional.

Ka pak redaksi në Tiranë, drejtuesit e të cilave janë të vendosur të respektojnë kërkesat profesionale për plotësimin dhe verifikimin e një lajmi. Shpesh dëgjohen ngritje zëri, tension dhe kërkesa llogarie për pasaktësi të publikuara, kërkohet kthim e rikthim në vendngjarje, verifikim burimesh, kërkime burimesh të tjera për të verifikuar një lajm, kujdes në përdorimin e gjuhës shqipe, filtër në publikimin e lajmeve nëse janë të vërteta apo jo. Në një redaksi profesionale ka shumë punë e lodhje për të vërtetën dhe lajmin sa më të saktë.

Puna skrupoloze e një gazetari është shumë e bukur, por e lodhshme, sidomos kur në gazetari futesh pa ndonjë pasion të veçantë e sidomos kur karakteri i gazetarit të ri, më shumë se ai tepër kurioz e hulumtues, është ai i një tipi meditativ apo dembel prej natyre.

E meqë ndodh që në gazetari të ketë nga ata që futen rastësisht, jeta për ta, në një redaksi profesionale e serioze shpesh kthehet në një ferr kërkesash të pafundme. Kështu, e para gjë që mendojnë, me të drejtë e në përshtatje të natyrës së tyre, është t’ja mbathin nga sytë këmbët. Nëse një gazetar, një ngjarje duhet ta ndjekë nga fillimi në fund, të marrë intervista, ta zbardhë e ta zbërthejë që ta servirë sa më të qartë në publik, kush është bërë që të jetë në punë me një orar zyrtar e mekanik, si p.sh në banka apo në të tjera profesione, vuan shumë.

Për këtë kategori gazetarësh, ka në dispozicion me qindra redaksi të tjera, të cilat, duke jetuar në informalitet, as nuk shqetësohen për saktësinë e lajmeve që japin, jetojnë me formatin copy paste, jeta brenda tyre është një parajsë qetësie e harmonie, ndaj, gazetarët-dembelë, zgjedhin edhe të punojnë në të zezë, mjafton të rrinë aty brenda në paqe e qetësi, të pashqetësuar.

Portalet pirate, shpërdarësit e fake news, janë streha kryesisht e gazetarëve dembelë dhe pa ndërgjegje të formuar për të vërtetën. Janë streha e atyre kolegëve që janë lodhur e dorëzuar për të kërkuar të vërtetën, e për të punuar pak e pa kokëçarje, kanë pranuar të bëjnë kollaj edhe shpërdarësit e shpifjeve apo të çdo informacioni të pakontrolluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja