Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK

Kreu i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se amnisitimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës, ishte një mesazh politik i kësaj dysheje kundër SPAK.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se amendamenti i tij për përfshirjen e protestuesve të opozitës në amnisti u refuzua nga aleatët e Ramës në opozitë, duke zgjedhur të mbështesin amnistimin e të korruptuarve.

Ai e quajti këtë akt një mënyrë për të ruajtur një sistem të kalbur dhe pandëshkueshmëri. Basha ftoi shqiptarët të bëjnë zgjedhjen mes atyre që mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe atyre që përdorën Parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit.

Lulzim Basha ka zhvilluar sot (21 Dhjetor) edhe një takim festiv me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë, ku shprehu optimizëm për vitin e ardhshëm dhe zotimin për të çuar deri në fund rrugën e nisur për ndryshim.

Në fjalën përshëndetëse, Basha theksoi rëndësinë e vitit 2025, duke e krahasuar me vitet historike 1990 dhe 1992, si një moment vendimtar për ndryshimin në Shqipëri. Ai u zotua për të mos lejuar “projektin e errësirës” dhe për të sjellë shpresë dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët.

“Shpresë do të ketë, të ardhme do të ketë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha, duke uruar për një Vit të Ri të mbushur me paqe, shëndet dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët.

Postimi i plotë i Bashës: 

“Amnisitimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës ishte një mesazh politik i kësaj dysheje kundër SPAK. Ajo që e bën edhe më të turpshëm lirimin e të dënuarve nga GJKKO, është se patericat e Ramës në opozitë refuzuan hapur amendamentin tim për të përfshirë protestuesit e opozitës në atë amnisti.

Mes amnistimit të protestuesve dhe amnistimit të të korruptuarve, Berisha dhe të tijët zgjodhën të rreshtoheshin në krah të Ramës, duke amnistuar të korruptuarit.
Koha provoi se denoncimet tona ishin të drejta, amnistimi i të dënuarve nga GJKKO, ishte pjesë e një plani të përbashkët mes Ramës dhe Berishës për të penguar punën e SPAK, me qëllim mbajtjen në këmbë të këtij sistemi të kalbur, ku sundon pandëshkueshmëria, jo ligji. 

Më 11 maj , shqiptarët do të kenë mundësinë të dallojnë kush ka qenë konsekuent dhe kush ka bërë pazare në kurriz të luftës kundër korrupsionit. Unë ju ftoj të zgjidhni ata që mbështesin pa asnjë lëkundje luftën kundër korrupsionit, jo ata që përdorën Parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 21/12/2024 19:32

    Te jesh i bindur ti dhe goje shthururit e pd ;Rama nuk ben kurre pazare me salen , pazaret i ke bere ti me salen , si me lojen e doreheqies .Perpara se te flasesh ben mire te zhdukesh nga politika se cdo dite qe flet eshte negative per ty , ti I ke duart me gjak , ke vjedhur , ke shitur detin ndersa Rama deri me tani nuk ka ndonje akuze , ndersa ti je I akuzuar .Yyyyy i pa bure , i pa bere, tradhetar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty