Paralajmërimi i BE për vizat/ Delegacioni i BE ndryshe nga Meta: Nuk u përmend Shqipëria

Paralajmërimi i BE për vizat/ Delegacioni i BE ndryshe nga Meta: Nuk u përmend Shqipëria

Delegacioni i BE në Tiranë hedh poshtë zërat se masat e marra për të frenuar hyrjet legale për azil lidhen me Shqipërinë. Ky reagim vjen pas deklaratave të Komisionerit të Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili tha se BE do të marrë masa, po u shtuan hyrjet legale për azil. Lidhur me këtë deklaratë reagoi edhe presidenti i Republikës Ilir Meta i cili e cilësoi ate si kambanë alarmi dhe kërkoi që të merren masa për të mos lejuar rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në një prononcim për Shqiptarja.com Delegacioni i Bashkimit Europian hedh poshtë shqetësimin e ngritur nga presidenti Meta duke thënë se komenti i komisionerit nuk lidhet me ndonjë situatë në veçanti, madje përmend kontributin e Shqipërisë për uljen e numrit të kërkesave për azil.

“Në kundërshtim me atë çka është raportuar, Komisioneri nuk ka komentuar mbi situatën në ndonjë vend në veçanti, as nuk ka thënë se do të ndërmerret ndonjë veprim kundër ndonjë vendi të caktuar në të ardhmen.
Në rastin e Shqipërisë, Komisioneri theksoi punën e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare, duke përmendur në mënyrë specifike kontributin e saj për uljen e numrit të kërkesave për azil.
Ndërsa Komisioneri e bëri shumë të qartë se ka detyrime për t’u përmbushur dhe rregulla për t’u ndjekur për të gjitha vendet pa viza në mbarë botën.  Komisioni do të bëjë çmos për të shmangur çdo pasojë negative për çdo vend pa viza dhe se në rastin e Shqipërisë ai ka qenë në kontakt të ngushtë me autoritetet për këtë çështje, edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, më 21 maj, për bërjen operative të marrëveshjes status midis Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare",
deklaron delegacioni i BE.

Paraditen e sotme një reagim nga Londra, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka asnjë për tu shqetësuar, dhe se Meta eshte bërë pjesë e frontit kundër zgjedhjeve dhe drejtësisë dhe e këshilloi të shqetësohet për vizën që i ka vënë institucionit që ai drejton.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 19/06/2019 07:33

    Asnje nga politikanet shqiptare eshte engjell. Ama sot eshte bere e qarte kush punon sadopak per vendin e kush po i perdor partite per te ruajtur veten e tyre nga vjedhjet qe kane bere. Ata qe kane sy e shohin

    Përgjigju
  • Populli i ndershem: 18/06/2019 23:46

    Mire keta "udheheqesit" tane qe edhe njeher treguan qe paska te drejt serbi qe thote qe vim nga mali edhe jemi kafsh e jo njerez(shiko cfare po i bejn popullit edhe Shqiperis vetem per interesat personale) po keta te Europes e SHBA pse smarrin nje vendim edhe te thone kush ka te drejt e kush gabim..meqe ata din shume gjera qe ne sdim..te pakten te marrim edhe ne vesh cfare po ndodh edhe kujt ti besojm se na iku mendja..po te ikim thuaj nje dit e me par se na u veshtir vatani.. u denofte zoti ishallh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja