Paratë e Soros-it dhe gënjeshtrat rreth Soros-it

Paratë e Soros-it dhe gënjeshtrat rreth Soros-it

Lulzim Basha me gruan

Nuk është skandal që Lulzim Basha, gruaja e tij, Jamarbër Malltezi, Argita, apo të tjerë në PD, janë financuar nga Fondacioni “Soros”. Soros ka qenë në Shqipëri prej vitit 1991 për këtë qëllim. Ai ofronte bursa dhe sponsorizime për të rinj që donin të studionin jashtë dhe që kishin nevojë për ndihmë financiare. Paranoja rreth Soros-it dhe betejat konspirative rreth tij, janë një trend mediokrësh të vitit 2017-2018, të cilët kanë ekzistuar gjithnjë në periferi të shoqërive tona, por që PD dhe Basha, i nxori ata në krye dhe i konsideroi seriozë, biles dhe për të ndërtuar kauza.

Por problemi real i Lulzim Bashës është gënjeshtra publike dhe papërgjegjshmëria për ta përdorur gënjeshtrën për përfitime politike.

Kemi së paku dy raste të forta. Në kulmin e betejës në çadër, Lulzim Basha kishte bërë kauzën e debilëve të shoqërisë kundër Sorosit, kauzë politike, dhe mbante përditë fjalime në çadër kundër Sorosit, me shpresë se dikush do t’ia çonte Trumpit dhe ai do shkrihej nga kënaqësia. Pikërisht në këtë kohë, ai ka dhënë një intervistë tek “Opinion” dhe ka deklaruar se ka zero lidhje me Soros. Pra, ka gënjyer për një interes të fortë politik, ndërkohë që kishte ngritur një kauzë kundër Soros-it.

Deklarata e tij politike reflekton karakterin e një lideri të papërgjegjshëm, që për të kaluar një situatë të caktuar politike, armën kryesore të tij ka gënjeshtrën.

Rasti i dytë është dhe më i rëndë.

Pasi humbi thellë zgjedhjet dhe pasi i hoqi PD-së rreth 240 mijë votues me lëvizjet që bëri në PD, filloi një garë fallco për kryetar të PD-së, përballë Eduard Selamit. Ky i fundit është një politikan mendjehapur që vjen nga SHBA, që e njeh Xhorxh Sorosin, pasi e ka pritur bashkë me Berishën në vitin 1991, dhe që i duket marrëzi beteja kundër tij. Pikërisht edhe pse nuk e kishte problem manipulimin kundër Selamit, Lulzim Basha dhe aty e përdori gënjeshtrën. Në një takim në Korçë përballë Selamit, ai u betua se kush zbulon një lidhje të tij me Sorosin, ai do ta falenderonte dhe do jepte dorëheqjen.

Padiskutim që kjo ishte një gënjeshtër, por një gënjeshtër që e ndihmoi atë në një moment të vështirë politik, po prej një gënjeshtre të vet.

Se sikur Lulzim Basha të mos kishte shpikur kauzën e rremë të Soros-it, nuk kishte pse gënjente më tej për Soros-in. Por kur e nis politikën me gënjeshtra, prej saj do ta pësosh.

Sot Lulzim Basha është dhe përballë fakteve, që është financuar ai dhe gruaja e tij, nga Soros-i, që i ka paguar shkollën në Hollandë, dhe përballë gënjeshtrave të tij, se nuk ka pasur kurrë lidhje me Sorosin, dhe nëse zbulohen fakte, ai jep dorëheqje.

Çdo politikan normal do kishte dhënë dorëheqje pas kësaj, por ai me siguri po bën gati gënjeshtrën e tretë. Nuk e dimë se cila do jetë, por me siguri do thotë që nuk kam thënë se nuk kam marrë para, por që nuk kam lidhje me Sorosin, përveç parave. Është ngjashëm si në një lidhje me një prostitutë, shkon vetëm për seks kundrejt lekëve, por nuk ushqen ndenja për të. Vetëm kjo gënjeshtër i shkon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë