Paris 2024/ Garoi i sëmurë me Covid në finale, fiton të bronztën dhe largohet me karrige me rrota për në spital

Paris 2024/ Garoi i sëmurë me Covid në finale, fiton të bronztën dhe largohet me karrige me rrota për në spital

Noah Lyles

Atleti amerikan Noah Lyles mori pjesë në finalen e 200 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024” edhe pse kishte dalë pozitiv  me Covid-19. Në këtë garë ai arriti të marrë medaljen e bronztë, e dyta për të në këtë Olimpidë. Pak ditë më parë, Lyles fitoi me fotofinish medaljen e artë në 100 metra, ndërsa në finalen e 200 metrave u mjaftuan me vendin e tretë. 25-vjeçari u shfaq para garës me një maskë mbrojtëse në fytyrë. Pas garës ai ishte i lodhur, vendosi sërish maskën dhe u largua nga stadiumi me një karrige me rrota, për t’u shoqëruar në spital. Medalja e artë në këtë garë i fituar nga Letsile Tebogo i Botsvanës (19”46).


Lajmi kryesor:

Paris 2024/ Letsile Tebogo fiton medaljen artë në 200 metra, Lyles kënaqet me vendin e tretë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it