Paris 2024/ Letsile Tebogo fiton medaljen artë në 200 metra, Lyles kënaqet me vendin e tretë

Paris 2024/ Letsile Tebogo fiton medaljen artë në 200 metra, Lyles kënaqet me vendin e tretë

Moment nga gara

Një përballje për t’u mbajtur mend ishte ajo e 200 m për meshkuj në Lojërat Olimpike të Parisit.

Letsile Tebogo fitoi medaljen e artë mes spektaklit. Të enjten mbrëma, gara 200 metra për meshkuj mori vëmendjen e këtyre lojërave, me Noah Lyles që duhet të kënaqet me vendin e tretë.

Amerikani fitoi medaljen e artë në 100 metra më herët gjatë javës duke mposhtur Kishane Thompson të Xhamajkës dhe shokun e skuadrës amerikane Fred Kerley. Noah Lyles garoi i sëmurë me Covid dhe pas garës dhe medaljes u largua për në spital me ndihmën e mjekëve.

Megjithatë, Lyles përfundoi në vendin e tretë pas shokut të skuadrës amerikane Kenny Bednarek dhe Letsile Tebogo të Botsvanës, me këtë të fundit që fitoi medaljen e artë. Tebogo e mbylli garën me kohën 19.46 sekonda.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:03
Paris 2024/ Garoi i sëmurë me Covid në finale, fiton të bronztën dhe largohet me karrige me rrota për në spital

Atleti amerikan Noah Lyles mori pjesë në finalen e 200 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024” edhe pse kishte dalë pozitiv  me Covid-19. Në këtë garë ai arriti të marrë medaljen e bronztë, e dyta për të në këtë Olimpidë. Pak ditë më parë, Lyles fitoi me fotofinish medaljen e artë në 100 metra, ndërsa në finalen e 200 metrave u mjaftuan me vendin e tretë. 25-vjeçari u shfaq para garës me një maskë mbrojtëse në fytyrë. Pas garës ai ishte i lodhur, vendosi sërish maskën dhe u largua nga stadiumi me një karrige me rrota, për t’u shoqëruar në spital. Medalja e artë në këtë garë i fituar nga Letsile Tebogo i Botsvanës (19”46).

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore