Paris 2024/ Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen

Paris 2024/ Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen

Thomas Bach

Lajmi kryesor i 'Paris 2024' është padyshim ai i ndeshjes së boksit për femra në Lojërat Olimpike mes algjerianes Imane Khelif dhe boksierjes italiane Angela Carini.

Lotët e kësaj të fundit dhe fjalët “Kjo nuk është e drejtë” bën xhiron e gjithë mediave ndërkombëtare. Për t’i fryrë zjarrit shërbeu edhe deklarata e kryeministres italiane, Meloni, e cila theksoi se ndeshja nuk ishte e barabartë mes dy boksiereve.

Shumë media e cilësuar boksieren alegjriane si transgjinore, por disa të tjera bën me dije në fakt se Khelif ka lindur femër, por ajo ka doza të shtuara testosteroni në organizimin e saj, gjë e cila ka ndikuar edhe në zhvillimin dhe strukturën e saj.

Për të sqaruar më shumë situatën e krijuar, Meloni takoi edhe Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), gjermanin Thomas Bach, i cili sqaroi mediat menjëherë pas takimit me kryeministren Meloni.

“Ishte një takim pozitiv, biseduam edhe për rastin Carini. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt për të ‘mirëpritur’ të njëjtin formim shkencor dhe për ta bërë situatën më të kuptueshme sepse ajo (boksierja algjeriane Imane Khelif) është një grua dhe ka konkurruar për gjashtë vjet në nivel ndërkombëtar.”

Kështu tha presidenti i IOC-së, Thomas Bach në fund të takimit me kryeministren Giorgia Meloni në Paris.

“Ne ndajmë pikëpamjet dhe biem dakord për sqarimin dhe përmirësimin e sfondit shkencor për të cilin folëm”, shtoi ai.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma