"Palmira është një zonë e jashtëzakonshme e trashëgimisë botërore në shkretëtirë dhe shkatërrimi i saj do të jetë jo vetëm një krim lufte, por edhe një humbje e madhe për njerëzimin", theksoi Bokova.
Ajo i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së, liderëve politikë dhe atyre fetarë mbrojtjen e këtij qyteti.
ISIS-i mori sot kontrollin e plotë të Palmiras në shkretëtirën siriane.
E ndodhur 210 kilometra në verilindje të Damaskut, e ashtuquajtura "perla e shkretëtirës", Palmira ishte një oaz që shërbente si pikë kalimi për karvanet mes Gjirit dhe Mesdheut si edhe udhëkryq i civilizimeve antike./