/ATSH-AFP/ - Presidenti i Parlamentit evropian, Martin Schulz njoftoi sot vendimin e tij për të kufizuar aksesin në Asamble për ambasadorin e vetëm të Rusisë në BE dhe një diplomati tjetër si kundërpërgjigje ndaj ndalimit të bërë nga Kremlini për 89 qytetarë evropianë, kritikë të politikës së Kremlinit, për të hyrë në Rusi.
Lista e zezë ruse u njoftua për diplomatët evropianë të enjten. Ajo përfshin një numër të madh ish-parlamentarësh evropianë ose parlamentarësh evropianë aktualë, të cilët kanë kritikuar hapur presidentin, Vladimir Putin dhe qëndrimin e Rusisë në luftën në Ukrainë.
"Pas publikimit të listës së zezë të personaliteteve politike dhe zyrtarëve evropianë, presidenti i Parlamentit evropian, Martin Schulz informoi sot ambasadorin rus në BE, se, në masën ku autoritetet ruse nuk kanë arritur të garantojnë transparencë për vendimet e tyre (...) ai theksoi se tashmë ishte e justifikueshme të reagonte me masat e duhura", nënvizoi zyra e presidentit të Parlamentit të BE-së.
Si pasojë e kësaj, Schulz deklaroi se institucioni do të kufizonte aksesin e lirë në Parlament për ambasadorin rus si dhe një tjetër personalitet rus, identiteti i të cilit nuk u zbulua.
Për më tepër, Parlamenti evropian, pezullon anagazhimet e tij përballë Komisionit parlamentar të bashkëpunimit BE-Rusi rast për rast kërkesat për vizitë në Parlamentin evropian depozituar nga deputetët rusë.
/Shqiptarja.com