Pas 5 vitesh identifikim elektronik në zgjedhje, teknologji e cila është cilësuar e suksesshme dhe pa kundërshtime të forta nga partitë politike, Partia Demokratike e Berishës kërkon një kthim mbrapa.

PD ka kërkuar zyrtarisht që të ndalohet përdorimi i identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit në vendin tonë. Përmes kësaj kërkesë PD kërkon rikthimin tek listat dhe jo tek shenjat e gishtave.

Përfaqësuesi i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Marash Logu tha përpara Komisionit Rregullator se Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik.

Për të kaluar identifikimin elektronik në Komisionin Rregullator duhen të paktën 4 nga 5 votat e anëtarëve. Aktualisht rregullatori përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga PS dhe 2 nga PD. Mbledhja e së premtes u shty për një ditë tjetër në kushtet kur nuk është e mundur që të bëhen votat.