Partitë politike shpenzuan mbi 100 mijë dollarë në Facebook në një muaj për fushatën elektorale

Partitë politike shpenzuan mbi 100 mijë dollarë vetëm në rrjetin social Facebook gjatë muajit të fundit të fushatës elektorale. Por sipas ekspertit të teknologjisë Gent Progni paratë po shpenzohen kot pasi mesazhi nuk po shkon te qytetarët, ndërsa për ekspertin ligjor Roden Hoxha gjithçka është në limitet e ligjshmërisë dhe KQZ duhet të bëjë transparencë.

Mbi 100 mijë dollar shpenzime për fushatë vetëm në rrejtin social Facebook.Por sa  efektive është kjo strategji komunikimi? Programuesi Gent Progni e cilëson mënyrë të gabuar

”Fushat nuk po përdorohet në mëyrën e duhur, mesazhet nuk janë të duhura, po përdoren faqe të sapo hapura, kjo nuk i shërben më asnjë subjekti pas fushatës, më pas do të fshihen dhe sdo jetë përfitim afat gjatë, targetimi është i gabuar sepse shumica e shqiptarëve vendosin të dhëna gabim, dhe fjalëtkyce jan të pasakta, afro 50  %e parave po ikin dëm’- tha Genti Progni.

Por cili është burimi i këtyre të ardhurave dhe cfarë parashikon ligji? Ekpserti ligjor Roden Hoxha thekson se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka të drejtë të kërkojë raport financiar nga secili subjekt.

”Shpenzimet për promovimin e kësaj fushate rregullohen nga ligji, shpenzimet në facebook, KQZ mund të kërkoi llogari se sa pagujanë këto parti dhe kandidatë, pasi ligji ka vendosur kapak shpenzimi, por problemi lind kur ka  palë të treta që sponsporizojnë mesazhe dhe  nuk kanë dëtyrim ligjor të raportojnë në KQZ.’- u shpreh Roden Hoxha.

Për Prognin, e gjithë kjo shumë e përdorur online nuk jep anjë ndikim të votuesi pasi targetimi është i gabuar, ndërsa Hoxha sjell në vëmendje faktin se nëse këto të dhëna nuk deklarohen, subjekti politik por edhe kandidati ndëshkohen me masë administrative.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët