Pas 11 orësh mbledhje, KED skualifikon 4 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, nga 10 vetëm 1 e kalon 'sitën'

KED

Pas 11 orësh mbledhje KED ka marrë vendimin të ndalojë kandidimin e 4 kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Nga 10 kandidate, deri tani kemi vetëm 1 të kualifikuar, i cili është Sokol Binaj.

4 kandidatët e skualifikuar janë:

1. Sergjio Mazreku, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2. Sinan Tafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

3. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

4. Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Report tv mëson se 2 kandidatë te tjerë janë ende ne proces, pasi mbledhja vijon edhe ditën e sotme, pas 11 orësh maratonë  të natës së kaluar.

Në verifikim momentalisht është Sonila Bejtja, bashkëshortja e gazetarit Andi Bejtja. Në përfundim të mbledhjes priten vendimet edhe për 2 kandidatët në proces

Në mbledhje e djeshme pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit si edhe përfaqësuesja e OPDAT.

Ndërkaq është lajmëruar se mbledhja e rradhës do të zhvillohet ditën e premte.1601976426_sonilabejtja.jpeg

Sonila Bejtja

( Kliko këtu ) Informacioni i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
U skualifikua nga KED për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kush është Sinan Tafaj kandidati me aftësi të kufizuara

Sinan Tafaj është një nga 4 kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, që u skualifikuan nga gara, gjatë mbledhjes 11 orëshe të zhvilluar nga KED.

Tafaj është me aftësi të kufizuara në shikim, por pavarësisht kësaj ka ushtruar funksionin e avokatit, madje edhe ka tentuar të jetë i pari përfaqësues i personave me aftësi të kufizuara që ka dashur të jetë pjesë e Kushtetueses.

Nga 10 kandidate, deri tani kemi vetëm 1 të kualifikuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i cili është Sokol Binaj.

Nga viti 1992 kur është krijuar Gjykata Kushtetuese deri më tani asnjë anëtar i saj nuk ka qenë me aftësi të kufizuara si pjesë e trupës gjykuese, dhe as Tafaj nuk e ka fatin të jetë.

Në një intervistë të mëparshme për Report Tv, Tafaj shpjegoi arsyet e kandidimit, duke deklaruar se paçka aftësive të kufizuara ai ndihej i gatshëm ti shkojë garës deri në fund.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një viktimë nga zjarret në vend, a ishin të përgatitura autoritetet shtetërore për përballimin e emergjencës?

Komento

Komente

  • Bili: 06/10/2020 11:47

    Ne doni bllokim te kushtetueses perseri, kaloni gruan e te paanshmit gazetar. Nuk ve ne diskutim aftesine, por aq sa nuk ndikohet President nga Gruaja, po aq nuk do ndikohet edhe kjo nga gazetari ...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Foreign Policy: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër